Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Katër futbollistët e dënuar tre ditë më parë nuk kam ndërmend që t’i falë”. Kjo është deklarata që del nga zyra e presidentit të bardhë e bluve El Saied. Futbollistët e ndëshkuar Mema, Tafaji, Dede dhe Nallbani, nuk kanë pranuar se kanë shkruar ata letrën ku kërkonin falje, pasi sipas tyre i vetmi gabim që pranojnë është ai i marrjes së familjes në grumbullimin e Strugës.

Ka qenë kjo arsyeja që ka sjellë edhe rikthimin e polemikave më presidentin që ka vendosur përfundimisht t’i dënoj ata. Djemtë plan prishës kanë avancuar në protestën e tyre dhe ndonëse jo zyrtarisht, kanë kërkuar largimin përfundimtar nga skuadra.

Kështu tentativa e sekretarit Mema, tashmë në rolin e trajnerit, që të rikthej gjithçka siç ishte ka dështuar. Një tjetër problem për kampionët është edhe largimi i trajnerit Shkëlqim Muça, i cili pas pushimit nga puna, zbulohet të ketë qenë pa kontratë./tvklan.al

Gazetar – Dritan Shakohoxha