Pas Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Korçës, është Tirana, stacioni i fundit i audicioneve të “Gjeniut të Vogël”. Dhjetëra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre kanë mbushur që në mëngjes mjediset e Tv Klan.
“Nuk dua t’ia ndërpres ëndrrat edhe aty ku ka dëshirë edhe unë them pse të mos e çoj, kështu që t’i plotësohet dëshira. Të fitoj më i miri.”
“Për t’i plotësuar dëshirën dhe për të parë se sa të talentuar janë se ne nuk kemi mundësia të tjera t’i provojmë, t’i çojmë nëpër shkolla muzike, të cilët janë sot aktualisht me vlera paraje, por kjo është një risi që ne i provojmë pa paguar diçka.”
Në pritje të nisjes së audicioneve fëmijët nuk i fshehin emocionet që kanë, por edhe sigurinë se ata dinë të këndojnë.
“Kam ardhur këtu të këndoj, të shpall talentin tim që kam te Gjeniu.”
“Më pëlqen dmth se kam talent për të kënduar dhe jam shuam ë talentuar ashtu më kanë thënë.”
“Ndihem pak me emocione sepse nuk kam ardhur asnjëherë këtu edhe dua të këndoj.”
“Kam emocione, ndjesi shumë e veçantë që se kam përjetuar asnjëherë.”
“Këndoj këngë të lehta dhe mami më ka thënë që unë kam shuam talent për të kënduar.”
“Nuk është e thënë që patjetër të fitoj “Gjeniun e Vogël” ka rëndësi që unë kam marrë pjesë dhe ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar.”
Mjafton t’i dëgjosh për të kuptuar se zërat e këtij viti duken vërtet befasues. Ata vijnë nga qytete të njohura, qytete të vegjël, por edhe fshatra të thellë.
…
Pjesëmarrësit e këtij edicioni, nga mosha 7-16 vjeç, të çudisin hera herës për cilësinë e tonalitetit zanor, intonacionin, por edhe larminë e këngëve që interpretojnë.
“Ndihem shuam mirë sepse mendoj se kam kënduar shuam mirë.”
Gazetarja: “Kishe emocione?”
“Pak, shumë pak.”
“Unë jam 10 vjeç.”
Gazetarja: “Ke qejf ti të fitosh dhe të marrësh pjesë te Gjeniu, pse?”
“Kam qejf të fitoj sepse ajo është për fëmijë edhe më pëlqen.”
Një nga pikat me thelbësore të konkurrimit është edhe ballafaqimi çlirues me jurinë, e cila i ndjek talentet në çdo moment audicioni. Kompozitori Adi Hila, pas një jave të tërë audicionesh rrëfen se janë zbuluar talente të veçantë.
Adrian Hila: “Ka qenë një javë e lodhshme, por shuam e kënaqshme për faktin që do të ketë elementë shumë interesant, do të ketë zëra nga çdo cep i Shqipërisë. Dmth dhe nga vende që, ndoshta dhe ndonjë fshat që unë për herë të parë ja dëgjova emrin në këtë edicion dhe sinqerisht jemi çuditur.”
Dy audicionet e fundit në kryeqytet, bashkë me atë të së shtunës, shënojnë fundin e tyre dhe nisjen e përzgjedhjes së talenteve që do të marrin pjesë në spektaklin e madh të Gjeniut të Vogël. Pikërisht kjo përzgjedhje, duket të jetë më e vështira për organizatorët e këtij spektakli, Promotor dhe Tv Klan, ne pritje te nisjes se spektaklit “Gjeniu i Vogël”. /tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani