Pas katër vitesh mungesë, rikthehet “Gjeniu i vogël”, një spektakël, ku zbulohen talentet më të rinj të këngës. Televizioni Klan dhe Promotor do të sjellin për teleshikuesit një spektakël me një format krejt të ri, pasi stafi i Gjeniut të vogël do të zhvilloje audicione në disa prej qyteteve më të rëndësishme në vend. Nga ku do të përzgjidhen fëmijët më të talentuar nga mosha 7 deri në 16 vjeç.

Pandi Laço: “Sigurisht formati i sivjetshëm, edicioni i tretë do të ketë disa ndryshime në strukturë, do të jetë një spektakël që do t’i dedikohet kryesisht fëmijëve të talentuar, ose më saktë talenteve.”

Olta Boka: “Për mua është një kënaqësi shuam e madhe të rikthehem 6 viteve më përpara, kohë kur edicioni i parë i Gjeniut çeli tiparin normalisht dhe ku unë isha pjesë e atij edicioni të parë. Normalisht ishte një emision dhe një spektakël i cili më mësoi shumë gjëra, si të me komportohesha me kamerën, si të mësohesha me përdorimin e mikrofonit ashtu sikurse të mposhtja gjithë atë frikën kundrejt publikut. Ne të gjithë ata që kemi qenë në këto dy edicione mendoj se jemi shembulli më i mirë për t’i dhënë kurajën dhe guximin gjithë talenteve të reja që besojnë tek vetja e tyre.”

Adi Hila: “Do të jetë një kompeticion shumë interesant, ku talentet do të jenë absolutisht pjesë e skenës dhe do të jenë pjesë e skenës dhe do të shikojmë surpriza shumë të këndshme me një format totalisht të ndryshëm nga dy edicionet e para me një gjithpërfshirje të fëmijëve kudo në trevat shqiptare dhe ku jetojnë shqiptar, shpresojmë të dali më i miri.”

Sipas organizatoreve pritet të jetë një kompeticion i fortë dhe me shumë spektakël.

Adi Hila: “Është kënaqësi e madhe të punosh me fëmijët, unë kam pasur eksperienca shumë të mira me fëmijë të cilët kam punuar kur kanë qenë në moshën 10 vjeç dhe me fëmijë të cilët kanë mbërritur deri në skenat e Eurovizionit. Për më tepër që do të thoja që do të ketë dhe artist shumë të njohur të muzikës shqiptare që do të punojnë me këta fëmijë.”

Këtë herë Promotor ka ftuar si pjesë të stafit edhe dy këngëtare të reja shqiptare,  Anjeza Shahinin dhë Olta Bokën, që kanë nisur karrierën e tyre muzikore në spektakle talentesh të rinj.

Anjeza Shahini: “Ishte një ftesë shuam e bukur që është bërë, nuk më është dashur shumë të mendohem. Vetë promotorët na kanë dhënë gjithmonë gjëra të bukura edhe un mendoj që edhe kjo do të jetë edhe më e bukur se gjithë të tjerat do të jetë një show shumë i bukur, do të jetë një projekt shumë interesant me të gjitha ato projektet që lexova dhe që thanë, mendoj që do jetë një spektakël që do të na dhurojë shumë kënaqësi. Kjo për vetë faktin se do të jenë talente të reja që do të vijnë, do të dali një gjeni, na duhen këta gjeni në skenën shqiptare.”

Audicionet për përzgjedhjen e talenteve të “Gjeniut të vogël” do të nisin të hënën ne Elbasan, me pas vijojnë në Vlorë, Shkodër, Korçë e mbyllen në Tiranë. Talentet më të mirë do të konkurrojnë më pas në spektaklin e madh “Gjeniu i vogël”./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani