Elon Musk vazhdon të ketë një mosmarrëveshje me Sam Altman dhe debati i tyre është zgjeruar edhe në publik.

Pronari i Teslas së fundmi ka shprehur dëshirën për të zotëruar të gjitha asetet e kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI dhe për këtë ofron 97.4 miliardë Dollarësh.

Nuk vonoi reagimi i shefit të kompanisë OpenAI, Sam Altman, pas publikimit të lajmit, duke thënë: “Jo faleminderit, por ne do të blejmë Twitter për 9.74 miliardë Dollarë nëse dëshironi”.

Musk bleu Twitter në vitin 2022 për 44 miliardë Dollarë dhe më pas i ndryshoi emrin.

Dy shefat e teknologjisë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme që nga krijimi i kompanisë iOpenAI, të cilin Musk ndihmoi në themelimin e saj në 2015.

OpenAI u krijua si një organizatë jofitimprurëse për të siguruar që nga inteligjenca artificiale do të përfitonte i gjithë njerëzimi.

Por Altman e bëri kompaninë më komerciale, duke e mërzitur miliarderin Musk, i cili u largua nga bordi i drejtues në 2018 pas një lufte të ashpër për pushtet.

Klan News