Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elon Musk ofruar 97.4 miliardë dollarë për të marrë përsipër OpenAI, krijuesin e ChatGPT.

Për mediat e huaja avokati i miliarderit Musk, konfirmoi se ai paraqiti ofertën për të gjithë asetet e kompanisë së teknologjisë në bordin e saj. Kjo ofertë shënon kthesën e fundit, të një beteje të gjatë mes njeriut më të pasur në botë Elons Musk dhe drejtorit ekzekutiv të Open AI, Sam Altman.

Megjithatë edhe pse shuma ishte e majme, oferta nuk u pranua nga Sam Altman. Me anë të një postimi në llogarinë  e tij në platformën “X” ai ktheu përgjigje për ofertën e Musk, ku nuk ka nguruar as ta ironizojë atë.

“Jo faleminderit! Por, ne mund të blejmë ‘X’ për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi!”, ka shkuar Altman.

Oferta për të marrë përsipër ofertën OpenAI po mbështetet nga kompania xAI e AI e Musk, si dhe nga disa firma private të kapitalit, duke përfshirë Baron Capital Group dhe Valor Management.

“Ka ardhur koha që OpenAI t’i kthehet forcës me burime të hapura, të fokusuara në siguri njësoj siç ishte dikur. Ne do të sigurohemi që të ndodhë”, ka thënë Musk në një deklaratë.

Oferta e paraqitur në 97.4 miliardë dollarë është shumë më e ulët se 157 miliardë dollarë që kompania u vlerësua në raundin e fundit të financimit në Tetor të vitit të kaluar. Bisedimet për një raund tjetër financimi thuhet se e vlerësojnë atë tani me 300 miliardë dollarë.

Krijuesi i ChatGPT po bashkohet gjithashtu me një gjigant tjetër teknologjik amerikan, Oracle, së bashku me një firmë investimi japoneze dhe një fond sovran të pasurisë së Emirateve për të ndërtuar 500 miliardë dollarë infrastrukturë të Inteligjencës Artificiale në SHBA./tvklan.al