Starton sonte në Pallatin e Kongreseve edicioni i 10-të i festivalit “Kënga Magjike 2008”. Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, do të prezantohen gjatë tre netëve rreth 46 këngë, përkatësisht në datat 20, 21 për të kulmuar në natën finale, ditën e shtunë më 22 nëntor.
Ardit Gjebrea: “Çdo gjë është gati, sonte do të fillojmë me natën e parë, jam i lumtur dhe jam i ngrohur shumë nga provat dhe mendoj që sigurisht do të kemi festivalin më të bukur në historinë festivaleve të “Këngës magjike”. Në këtë edicion sigurisht që do të kemi surpriza, por nuk do doja të zbuloja asnjërën prej tyre, por ajo që është më e rëndësishmja ka këngë të mrekullueshme dhe këngëtarë të jashtëzakonshëm”.
Skenografia është ndërtuar nga italiani Gaetano Kasteli, autor i 16 festivaleve të Sanremos. Çmimet që do të ndahen janë, ai i kritikës, interpretimit, çmimi “Çesk Zadeja”, çmimi i kantautorit, këngës Hit, etj, të cilat përcaktohen nga juria, ndërsa këngët finaliste do të përcaktohen nga vetë këngëtarët, duke votuar për njëri-tjetrin. Një vit më parë festivalin “Kënga Magjike” e fitoi këngëtarja Aurela Gaçe me këngën “Hape veten”./tvklan.al