Sezoni i dytë në Paris ka nisur siç duhet për Lionel Messin. Argjentinasi i ka bërë një start fantastik sezonit, ku është kthyer të bëj ‘Messin’ te skuadra kryeqytetase. Deri më tani ka shënuar vetëm tre gola në gjashtë javë kampionat, teksa ka dhënë gjashtë pasime vendimtare për shokët e skuadrës, duke lënë pas ankthin e sezonit të kaluar. Shokët presin shumë prej tij, pasi është pikërisht Messi ideologu i shumë lëvizjeve sulmuese te PSG, e cila me argjentinasin në fushë ka një armë më shumë për të koleksionuar pikë të plota.
Paraqitje që ka bindur edhe mediat franceze, kritike të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” në edicionin e shkuar të Lig Ë. Për më tepër, revista “L’Equipe” e ka përfshirë sërish në formacionin më të mirë të javës, pas dy asistimeve për Mbappe në fitoren komode ndaj Nantes. Këtë moment të Messit në Argjentinë shpresojnë ta ruajë sa më gjatë, me pleshtin që Kupën e Botës e ka shansin e tij të fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm me Albicelestët. Messi po tregon se nuk është lodhur ende duke fituar.
Klan News