Kombëtarja shqiptare, zhvilloi këtë të mërkurë, stërvitjen e radhës, në prag të ndeshjes me Çekinë në Ligën e Kombeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën.

Shqipëria do të përballet me Çekinë më 16 Nëntor dhe 3 ditë më vonë sfidon Ukrainën, me të dyja ndeshjet që do të luhen në Tiranë dhe transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al