Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Këto janë pamje nga një stërvitje stimuluese, e cila në qendër të saj kishte luftën kundër terrorizmit. Ngjarjet rrjedhin në mënyrë të natyrshme, kur terroristësh janë zbuluar dhe pas ndërhyrjes së forcave speciale ata eliminohen, po hedhin në vendngjarje lëndë kimike.
Për të zgjidhur këtë situatë duhet një ndërthurje e punëve nga sektorë të ndryshëm të ushtrisë, për të përfunduar tek zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë mjekësore. Në mbarim të kësaj stërvitje, zv/ministri i mbrojtjes tha:
Pavlli Zëri: “Për të përballuar situata të tilla, ne tashti kemi jo vetëm kapacitetet njerëzore, por dhe infrastrukturën e nevojshme, për raste të tilla emergjencash”.
Në këtë stërvitje morën pjesë rreth 200 trupa ushtarake, duke përfshirë ato të Ministrisë së Mbrojtjes, zjarrfikësve, Spitalit Ushtarak, regjimenti i helikopterëve në Zall-Herr, si dhe forcat speciale./tvklan.al