Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dje u zhvillua stërvitja treguese “Shkodra ’99”, stërvitje e organizuar nga Divizioni i Shkodrës, një nga më të dëmtuarit gjatë vitit 1997, ristrukturuar thuajse nga e para. E veçanta e kësaj stërvitje ishte se në të u perfshi njësia e këmbësorisë së motorrizuar në bashkëveprim me artilerinë tokësore dhe kundërajrore si dhe njësinë e tankeve me pjesmarrjen e 250 trupave dhe 25 mjete të motorrizuara.
Koncepti bashkëkohor i strategjisë së kësaj stërvitje tregoi se Ushtria jonë në të gjitha strukturat nga dita në ditë po merr përmasat reale të një ushtrie bashkëkohore. Transportuesit e blinduar MI-13, një nga më të përdorshimit në forcat e Natos, rritën në mënyrë të ndjeshme dinamikën dhe efikasitetin e vëpriimeve të këmbësorisë, për asgjesimin e armikut, si dhe trguan se ushtria jonë është tërësisht e aftë për të përvetësuar dhe shfrytëzuar të gjitha përparësitë e teknikës luftarake perëndimore.
Batalioni i parë i këmbësorisë së motorrizuar ngritur dhe pajisur falë ndihmës së ushtrisë italiane, tashmë është kthyer në një njësi sipas të gjitha parametrave të Natos. Si një nga sektorët më të konsoliduar të shtetit, ushtria shqiptare çdo ditë e më tepër po thith ndihma si logjistike ashtu dhe luftarake nga vendet e NATO-s por njëkohësisht po justifikon dhe besimin e tyre për aftësinë e kuadrove dhe mirëmbajtjen e tyre./tvklan.al