Lajme Arkiva 2003
Ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë dy ditore zoti Steve Forbes, president dhe drejtor i përgjithshëm i korporatës Forbes si edhe kryeredaktori i revistës “Forbes” e cila është revista ekonomike më prestigjioze e njohur në Shtetet e Bashkuar atë Amerikës.
Në ditën e parë të vizitës së tij Frobes ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptar dhe më pas ka patur takime edhe me ambasadorin amerikan Jeffrey, Presidentin e Republikës Alfred Moisiu dhe kryeministrin shqiptar Fatos Nano, ku ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë Arben Malaj.
Gjatë takimeve të tij me personalitetet shqiptare Forbes është shprehur se Shqipëria ofron shanse të mira dhe ndodhet në një moment pozitiv në reformat që po kryen duke qenë në këtë mënyrë e gatshme të hedh një hap cilësor përpara. Nga ana e tij kryeministri Nano e ka njohur zotin Forbes me situatën ekonomike në Shqipëri dhe hapat që janë hedhur drejt përmirësimit të saj.
Steve Forbes është një nga analistët më të mirë për sa i përket tendencave mikro dhe makro ekonomike që ndikojnë në të ardhmen e biznesit të qeverisjes dhe të familjes. Ai ka drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të viti 2000 dhe shquhet për influencën e jashtëzakonshme dhe debatin e gjerë kombëtar.
Ka marrë pjesë dy herë si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale në vitin ’96 dhe 2000 dhe fushata e tij është bazuar kryesisht në sistemin fiskal, politikat sociale, fushat e arsimit dhe shëndetësisë. Si avokat, shkrimtar politikan dhe influencues i zhvillimit Steve Forbes është një nga personalitetet më të njohura në botë.
Ditën e nesërme Forbes do të udhëtojë drejt Vlorës dhe do të vizitojë Akademinë e Marinës Ushtarake, do të takohet me përfaqësues të dhomës së tregtisë dhe prefektin e Vlorës dhe në fund do të jap një konferencë shtypi për gazetarët./tvklan.al