Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi këtë të enjte Maqedoninë, në prag të referendumit për marrëveshjen e emrit me Greqinë.
Shefi i aleancës ushtarake u dha maqedonasve mesazhin e qartë se anëtarësimi në NATO, por edhe perspektiva europiane, kalon pikërisht nga vota popullore e të 30 Shtatorit.
“Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës”. Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian. NATO është e gatshme t’iu pranojë si anëtaren e 30-të NATO-s”.
Pas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Maqedoninë të premten e viziton kancelari austriak Sebastian Kurz, për t’u pasuar më pas nga vizita e së shtunës e kancelares gjermane Angela Merkel.
Tv Klan