Lali Eri si Enveri dhe fakti i ri i TV Rama.
Sot nisi aplikimi për Lotarinë Amerikane dhe shumë qytetarë shqiptarë lanë cdo punë e u ngujuan në kompjuter, për të përfituar nga kjo mundësi.Në një inspektimet e kryebashkiakut Veliaj, një grua i reciton një vjershë të ngjashme si dy pika uji me një të tillë, që i kushtohej diktatorit Enver Hoxha.Reporterët pa kufij publikuan sot raportin vjetor dhe për Shqipërinë vunë në dukje fyerjet, që kryeministri Rama përsërit ndaj gazetarëve. ERTV nisi një rubrikë me fakte, duke përmendur shëndetësinë falas, edhe pse një ditë më parë, një mjek i QSUT akuzoi Ramën se tall by..ën me shqiptarët.
Kamera e fshehtë: Oficina e policisë shet pjesët e makinave të sekuestruara.
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi me zë dhe figurë sesi ofiçina e policisë tregton pjesët e këmbimit të makinave të sekuestruara, apo të atyre që janë përfshirë në aksidente.
Qytetari iu drejtua rojes së policisë, i cili e lidhi me mekanikun. Ky i fundit i premtoi pjesët që i duhen për 100 mijë lekë të vjetra.
Takimi me rojen e policisë:
Klienti – Si kalove? Si jeni?
Roja – Mirë, mirë!
Klienti – Ore me kë mund të flas me njërin, që është si përgjegjës?
Roja – Për çfarë?
Klienti – Për diçka të vogël, po më ndihmove.
Roja – Po mirë, të di unë ça, që të flas.
Klienti – Një freksion shevroleti, s’po e gjej dot anembanë.
Roja – Për një freksion shevroleti do të jap një numër unë, do e fol me njërin unë. Ma ler numrin këtu të takojë ai. Ta sajojë ai, merret me shevroleta, është mekanik.
Në 11 fiks llogarite ti orën se del ai këtu, të takon aty.
Klienti – Ok! Faleminderit!
Roja – Erdhi zilja ime?
Klienti – Jo! Po, erdhi!
Roja – Në rregull!
Klienti – Rrofsh!
Takimi me mekanikun:
Klienti – Si kalove?
Mekaniku 1 – xxxx, xxxx të ka adresu?
Klienti – Po!
Mekaniku 1 – Si je? A je mirë? Si ia kalon?
Klienti – Ça bone?
Mekaniku 1 – A lodhesh?
Klienti – Hajt mo, nga pak! Burrë i fortë? Ta shpjegoi pak a shumë xxx si situatë?
Mekaniku 1 – Po! Më tha për një kit freksioni.
Klienti – Të ma rregullosh dhe një dinamo, një motorino.
Mekaniku 1 – Dinamo kam, ta jap një të plotë, si të duash.
Klienti – Po një motorino edhe mbarojmë me të gjitha këto, thuaj vlerën, apoo…
Mekaniku 1 – Nuk e kam të plotë kitin e freksionit. Ose më prit dy minuta!
Shpejt një çikë ëë se s’lejohet me hy civilat brenda.
Klienti – Më fal!
Mekaniku 1 – O xxx, o xxx ta marr një çikë? Hajde mbas meje! A ke bërë shkollë, o bab?
Klienti – Kam qenë diçka.
Mekaniku 1 – Diçka? A qenke i pjerdhur or dajë, me vika keq, po qenke i pjerdhur fare… Kjo është dinamo!
Klienti – Dinamo!
Mekaniku 1 – Kjo është motorino!
Klienti – Ajo është motorino!
Mekaniku 1 – Po, po m’i lër këtu një çikë se është punë shteti këtu.
Klienti – Më fal!
Mekaniku 1 – Ka dhe katunarë këtej. Dakord?
Klienti – Më fal!
Mekaniku 1 – Ky është specidisku origjinal, origjinal i saj.
Klienti – Po!
Mekaniku 1 – Më fal pak, që mos të bëj…
Klienti – Ta mbaj këtë?
Mekaniku 1 – Leje sipër në banak! Dëgjo tani vllaj! Ky ka rënë me ferrota me këtë. Është mirë, është origjinali i saj, shikoje çikë!
Klienti – Ta bej me preçinosje?
Mekaniku1 – Bravo! Këto materiale kam unë. Sa lekë më jep ti?
Klienti – Sa të bën haku i punës, o zotëri? Sa të bën, më thuj edhe…!
Mekaniku 1 – Këto 4 artikuj, je i kënaqur me 100 mijë lekë?
Klienti – 100 mijë lekë?
Mekaniku 1 – Po!
Klienti – Ma bëj numër, apo kur të vij t’i marr? Për sa të vij, t’i marr?
Mekaniku 1 – Je i kënaq, apo jo?
Klienti – Ore, je shumë në rregull!
Më pas, një tjetër mekanik i jep qytetarit pjesët, duke i marrë paratë fshehur nga frika se siç thotë ai, ka spiuna.
Klienti – Do vijë?
Roja – Shko te ajo makina!
Klienti – Ça e ke xxx ti, baba?
Mekaniku 2 – Unë? Jo, koleg!
Klienti – Ngjani një çikë, prandaj.
Mekaniku 2 – Ça ngjajmë, o burrë? Ai verior, unë jugor.
Klienti – Ça? Ka njerëz?
Mekaniku 2 – Ka spiuna.
Klienti – Të hap benzin unë, hidhi direkt meqë i kape!
Klienti – Janë të treja? Të katra?
Mekaniku 2 – Këtu ke gjithcka ke lënë me atë.
Klienti – Motorino, gjenerator, disk, specidisk.
Mekaniku 2 – Lekët ia ke dhënë atij?
Klienti – Jo! S’ia kam dhënë. Do t’i jap ty!
Klienti – E kemi lënë për një 100 mijë lekshe.
Mekaniku 2 – Në rregull!
Klienti – Numëroji njëherë, numëroji!
Mekaniku 2 – I numërova, i numërove ti, i numërova dhe unë.
Klienti – Mirupafshim!
Nëse ju nevojitet ndonjë pjesë këmbimi automjetesh, tanimë e dini se ku mund të gjeni…
Thirrja e të sëmurit me tumor: Nuk bëj dot analizat, ilacin ma hoqën.
Gëzim Doçi tregoi në emisionin “Stop” se ka tumor në kokë, për të cilin ka bërë dhe dy ndërhyrje. Çdo vit i duhet të kryejë 9 analiza, por që nga muaji Maj ka bërë vetëm 5, pasi në QSUT mungojnë reagentët.
“Jam invalid i grupit të plotë dhe kam bërë dy ndërhyrje kirurgjikale. Në bazë të të gjitha rregullave kam marrë rekomandimin që në Maj dhe nuk m’i bëjnë 9 analizat që duhet t’i përsëris çdo vit. Që në Maj më kanë bërë vetëm 5 se thonë që nuk kanë reagentë. Kam 4 muaj që po më zvarrisin dhe nuk m’i kanë bërë analizat që më duhen patjetër”, rrëfeu denoncuesi.
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” iu drejtua Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të verifikuar mungesën e reagentëve.
Qendra e Konsultave, specialistet:
Qytetarja – Që më datë 12 Prill ka pasur për të bërë këto (analiza). Nuk i ka bërë për mungesë reagentësh. Kam ardhur të pyes nëse ka reagentë. Kanë ardhur? Kam ardhur edhe para një jave dhe më thanë që nuk ka reagentë. Tani më kanë ngelur vetëm këto për të bërë. Këto (analiza) më kanë thënë që nuk i bëjnë këtu.
Specialistja 1- Për pjesën e këtyre do ta marrësh tek Zyra e Informacionit, për më shumë informacion!
Qytetarja – Më datë 12 prill, ka pasur për të bërë këto (analiza). Gjysmat i ka bërë. Këto i ka bërë para një jave, për këto të tjerat i thonë, që nuk ka reagentë.
Specialistja 2 – Po nuk ka pra! Nuk kanë ardhur akoma. Fol tek dhoma 3.
Mjekja laborante:
Qytetarja – Më thanë që të pyes këtu për reagentët, për këto të treja. Kanë ardhur? Sepse kam që më datë 12 prill që po presim për t’i bërë.
Mjekja laborante – Po ishte Gëzimi para një jave, edhe bëri njërën nga këto.
Qytetarja – E di!
Mjekja laborante – Që u mundësua, erdhi nga…
Qytetarja – Tani, thjesht po pyes prapë.
Mjekja laborante – Jo, nuk kanë ardhur! Po të kishin ardhur, unë do t’ju kontaktoja se unë e kam numrin e Gëzimit dhe i kam thënë që në momentin që unë do të kem informacionin më të vogël, që këto reagentë, ka ardhur furnizimi në depon e…laboratorit, do ta kontaktojmë që të vijë t’i bëjë.
Pasi nuk gjeti zgjidhje në spitalin shtetëror, Gëzimi iu drejtua një laboratori privat, ku analizat kushtonin plot 255 mijë lekë.
Qytetari – Zonjë, përshëndetje!
Laborantja – Mirë. Si kaluat?
Qytetari – Jam i interesuar për të bërë ca analiza.
Laborantja – Po!
Qytetari – Kam bërë që në Maj atë letrën (lista e analizave), është marrë atje tek “ Qendra e Konsultave” tek Nënë Tereza, por s’mi kanë bërë. Më thonë s’kemi reagentë. Sa bëjnë, sa kushtojnë?
Laborantja – Të gjitha?
Qytetari – Po!
Laborantja – 20 (mijë lekë) PSH; 20 (mijë lekë) Pesticidet.
Qytetari – Nëntë copë janë.
Laborantja – 25 (mijë lekë) Testosteroni; Kortizoli 20 (mijë lekë); ACTH-ja është 20 (mijë lekë); PT3, PT4 40 (mijë lekë) të dyja; GH-ja 20 (mijë lekë) dhe 55 (mijë lekë) që është IKP1. Këto shkojnë 255 (mijë lekë).
Ndaj dhe Gëzim Doçi i bëri apel shtetit që të mos i sorrollatin më të sëmurët dhe t’i çojnë në laboratore private, pasi nuk kanë mundësi ekonomike për t’i përballuar.
Veç kësaj, që nga muaji Shkurt medikamenti që ai përdorte ka dalë nga lista e rimbursimit, duke ia bërë mbijetesën të pamundur pacientit Gëzim Doçi.