Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
E pazakontë, si të shmangësh pagesën e valixhes në aeroport
Një qytetar që udhëtonte nga aeroporti i Malagës në Spanjë, ka gjetur një mënyrë origjinale, për të mos paguar për valixhen, që i kalonte përmasat e lejuara. Ai ka vendosur në mes të aeroportit, të shkulë rrotat e valixhes, për ta bërë atë të përshtatshme, që ta mbajë në dorë në avion pa paguar.
Shitja e play station, pajisjet në doganë me çmime të ndryshme reference
Shpëtim Dulaj, përfaqësuesi i “Albagame” në Shqipëri, denoncon në “Stop” në Tv Klan një fenomen që ka filluar të lulëzojë në vend në vitin 2023 me shitjen e Play Station 5. Ai shpjegon se subjekte të veçanta e deklarojnë më të ulët çmimin real të blerjes së PS5 duke shmangur ligjin përmes çmimit të referencës dhe TVSH në doganë.
Dulaj ka bërë edhe një ankesë në institucionet e linjës Doganë- Tatime pasi ai dhe një distributor tjetër që deklarojnë me çmimin real futjen e këtij produkti në Shqipëri, po falimentojnë për shkak të konkurencës së pandershme.
Eksperti Zef Preçi shpjegon procedurat e doganës dhe tatimeve dhe evidenton se ku nuk funksionon sistemi për këtë fenomen.
Me kamera të fshehtë, “Stop” blen Play Station 5 në dyqane të ndryshme, ku çmimi ndryshon me 50-100 mijë lekë të vjetra më pak. Çmimi zyrtar është 57 mijë lekë.
Pika e parë e shitjes
Qytetari: 100-nd, 200-nd, 300-nd, 400-nd, 500-nd. Po pra, ke 50 mijë lekë këtu.
Shitësja 1: Merre garancinë, të lutem! Për momentin nuk kemi qese të madhe!
Pika e dytë e shitjes
Qytetari: Ndonjë Play Station?
Shitësi 2: 4, 5?
Qytetari: 5.
Shitësi 2: Po! Kam edhe 5 Slim pastaj që është me 1 Terrabyte.
Qytetari: Ju e merrni nga Sony direkt këtë?
Shitësi 2: Të them të drejtën ne e marrim… na i sjellin këtu.
Qytetari: 100-nd, 200-nd, 300-nd, 400-nd, 500-nd. 510 the?
Shitësi 2: 510, se është marrë shtrenjtë, se s’kam ulje. Për një vit rresht kalo nga dyqani për çdo lloj problemi që të kesh!
Pika e tretë e shitjes:
Qytetari: Çfarë çmimi kanë?
Shitësja 3: 406 euro
Qytetari: 460 euro?
Shitësja 3: Po.
Qytetari: Sa e kanë garancinë këta?
Shitësja 3: Për këto është 12 muaj.
“Stop” ka zbuluar subjektet dhe portën hyrëse se nga ndodh ky fenomen. Kodi i importit për këtë pajisje është i njëjtë për të gjitha subjektet importuese. Subjektet që kanë fshehur çmimin real të Play Station 5, e kanë importuar atë nga Dubai dhe e kanë zhdoganuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Është e çuditshme sesi hallka doganore ka zhdoganuar këto ngarkesa me Play Station 5 me një çmim të ulët duke mos përfillur çmimin e referencës sipas kodit që kanë këto pajisje në zhdoganim.
“Edhe po s’më preku, do them më preku”, ish gruaja sajon akuzë për dhunë
Rreth tre javë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem në Njësinë Administrative 4, pasi qytetari Arben Jaupi rezultonte debitor me 111 milionë lekë në OSHEE. Arbeni tha se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish-bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit.
Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë lekë dhe mbifaturimin 111 milionë lekë. Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE ku i than, se i ka në matës ato që ka harxhuar ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate duke paguar 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet.
Me ndërhyrjen e gazetares së emisionit “Stop” ky problem u zgjidh pasi rezultoi se faturisti kishte lexuar sahatin me 6 shifra dhe jo me 5 sic duhet. Ish-gruaja e Arbenit, Edlira Kerri, së bashku me vajzën i bënë një kallëzim këtij të fundit në komisariatin nr. 4 për dhunë nga inati që Arbeni po kërkonte të drejtën e tij.
Edlira Kerri: Ai ka dy urdhra mbrojtjeje, nëse mua do të më afrohet ai përsëri, po ta bëj me dije, unë automatikisht edhe atë që s’është, do ta bëj, do të them më bëri, më preku.
Çështja shkoi në gjykatë, por gjyqtarja Farie Bundo me të drejtë vendosi refuzimin e urdhrit të mbrojtjes, duke i dhënë të drejtë Arbenit.
/tvklan.al