“Të mbeti leshi në gojë”, ministri dhe ish-ministri replikojnë në parlament


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u përfshi sot në replika me deputetë të opozitës, ndërsa ishte thirrur nga Enkeljed Alibeaj në interpelancë për amnistinë. Me Lulzim Bashën, ministri replikoi për cështjen e flokëve, duke marrë dhe përgjigjen e këtij të fundit.

E pabesueshme, qytetari faturohet 111 milionë lekë për shtëpinë 24m


Problematika e radhës na çon në Njësinë Administrative 4, pasi qytetari Arben Jaupi, rezulton debitor me 111 milionë Lekë në OSHEE.

Arbeni tregon se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish-bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit.

“I drejtohem emisionit “Stop” sepse jam debitor 111 milionë Lekë OSHEE për këtë shtëpi që kam këtu përpara që në fakt kam që në 2011 që jam larguar. Përpara se të dal tek historia e debisë. Shtëpia përballë është në kufi me murin e shtëpisë së vjetër, të prindërve të mi. Është 21 metra katrorë brenda për brenda. Ne e kemi marrë ndërtesën nga vëllai. E kemi mofidikuar. Bëmë edhe një shtesë për tualet. Kam jetuar bashkë me ish-bashkëshorten dhe vajza. Pas vitit 2010 si çdo familje që ka pasur jo marrëdhënie jo të mira erdhën edhe fërkimet e para gjë që ka çuar në divorc në vitin 2010. Gruaja qëndron aty me vajzën ndërsa unë dola nga shtëpia. As Edlira, as unë, nuk jemi pronarë. Hymë sa për t’u strehuar. Kjo ka qenë oborr, vëllai na e dha në përdorim që të jetonim. Matësi është në emrin tim”, tha ai.

Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë Lekë, dhe mbifaturimin 111 milionë Lekë.

“Në shtëpi u pat lënë ndezur një ventilator si konstatim që këtu banojnë njerëz, kjo ishte e fikur. Vëllai më thotë që këtu nuk vjen njeri. Ka viteShkoj pranë zyrave të OSHEE për t’u interesuar për kontratën time. Doli fatura e vitit 2020 me shumë 55 milionë Lekë. Shtëpi ka qenë. Mirë kjo. Kamatvonesa e saj ka vajtur 111 milionë Lekë. Do vazhdojnë akoma”, shtoi ai.

“Këtu mund të luhen dy faktorë. E para është e faturuesit që mund të ketë bërë leximin gabim dhe e dyta mund të ketë qenë që ka bashkëpunuar me zonjën Edlira. Për të bërë sa më tepër debitor emrin tim, ta përbalte, sepse pretendon që të mbajë shtëpinë dhe presioni më i madh është ky, që ta fusim sa më shumë në debi që të largohet nga shtëpia dhe ne ta zaptojmë si shtëpi. Edhe para disa vitesh më ka thënë që të hiqet emri i kontratës. Duke qenë se nuk e realizova, po merr hak. Unë kërkoj me insistim që të gjitha instancat, të hiqet sahati, të analizohet, të verifikohet, sepse kam dyshime që duhet të ketë ndërhyrje në saha”, shtoi ai.

Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE, ku i thanë se i ka në matës ato, që ka harxhuar, ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate, duke paguar 10 mijë Lekë në muaj për 78 vjet.

“Ata nuk reaguan, më thanë që duhet të bësh një akt-marrëveshje për rinovim kontrate për të bërë një pagesë 111 milionë shuma totale, me 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet. Unë jam 60 vjeç. Deri në 2078 i bie të shkoj 148 vjeç. Ishalla rroj. Nëse është Stopi me jetëgjatësi shpresën tek ju”, tha ai.

Në Zyrën e Kujdesit për klientin gazetaren e çojnë te dega e shitjes, ku sërish nuk japin informacion. Gazetarja pyet faturistin dhe ai thotë se është lexuar jo me 5, por me 6 shifra matësi. Po si është lejuar ky mbifaturim, askush nuk jep shpjegim.

Faturisti: Unë jam lexues. Ajo faturë, janë ca matësa që janë me 6 shifra, janë ca matësa me 5 shifra. Kur është kuadrati i bardhë dhe i kuq nuk lexohet, kur është i zi lexohet.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me rastin sipas teje?

Faturisti: Lexuesi i parë ka lexuar me 5 shifra si familjar, kur ka ardhur ky i dyti e ka futur 6 shifra, por i thonë tek 10 mijëshja shkon ajo. Nëse ka qenë 1000, shkon 90 mijë kilovat. Kështu i ka shkuar atij.  

Denoncuesi iu drejtua policisë, Stopit dhe OSHEE për të komunikuar me ish-bashkëshorten e tij dhe për t;u futur në shtëpi që të merrej matësi.

“Kërkoj që zonja të hapë dera, se do na shkojë më gjatë. Ose zonja të hapë derën, ose le të rrijë aty dhe të paguajë borxhet e OSHEE-së”, tha denoncuesi.

Por zonja nuk ka pranuar më parë që të vijë.

Gazetarja: Tek emisioni jonë ka ardhur të ankohet ish-bashkëshorti juaj sa i përket çështjes së mbifaturimit.

Qytetarja Edlira Kerri: Problemi nuk është gabimi im, sepse faturistët që kanë hyrë dhe kanë dalë nuk e kanë marrë me 5 shifra, por me 6.

Gazetarja: Ne kërkojmë bashkëpunimin tënd që brenda mundësive të tregohesh e gatshme që të hapësh të paktën derën sepse nuk mund të hymë dot tek një banesë që mund të ketë gjërat e tua personale.  

Qytetarja Edlira Kerri: Dëgjo a të them diçka?

Gazetarja: Të bëhet leximi i matësit zonjë.

Qytetarja Edlira Kerri: Odeta të lutem, ish bashkëshorti po e kërkon me dhunë të hapi atë derë apo jo? Ai ka dy urdhra mbrojtjeje, nëse mua do të më afrohet ai përsëri, po ta bëj me dije, unë automatikisht edhe atë që s’është, do ta bëj, do të them ma bëri, më preku.

Gazetarja: Po flasim për matësin. Nuk dua të merrem me konfliktin që ti ke me Arbenin zonjë.

Qytetarja Edlira Kerri: O zemër, po prit të flas, njëkohësisht më keni marrë, ti më more sot, dje më mori Policia. Më ka bërë denoncim në Polici. Çfarë është kjo gjë kështu? Çfarë kam bërë? Çfarë kam vjedh?

Gazetarja: Moj zonjë duhet të vish, ai duhet të verifikojë matësin, nuk mund ta mbash peng, kupton sepse fatura është në emër të Arbenit.

Qytetarja Edlira Kerri: Nuk e kam mbajt peng, por ai do të mbajë shtëpinë.

Gazetarja: Zonjë nuk duam të marrim shtëpinë, por matësin, ta analizojmë. Ta lemë të hënën që të bëhet procedura, mos bëhemi pengesë.

Qytetarja Edlira Kerri: Po, po, padiskutim moj! Ama unë për të vjedhur, nuk kam vjedhur! Jam e qetë për këtë gjë! Jam në rregull! 

Me polici e ekspertë, çfarë rezultoi nga fatura 111 milionëshe e energjisë


Emisioni “Stop” trajtoi denoncimin e një qytetari në Tiranë i cili është mbifaturuar me 111 milionë lekë.

Gazetarja bashkë me policinë dhe OSHEE-në shkuan të hapnin derën dhe të shihnin matësin e zotit Arben Jaupi për faturimin, por ish-bashkëshortja, Edlira Kerri pengon procesin.

Më pas u vu në dijeni shefi i Kriminalistikës Arjan Shehu, i cili premtoi ndërhyrje. Pavarësisht se u la një ditë tjetër, punonjësit e OSHEE në prezencë të policisë ishin vetëm pa palën denoncuese kur fotografuan matësin që ka mbifaturimin.

“Nuk isha prezent”, tha denoncuesi.

Është bërë verifikimi dhe kemi mbajtur procesverbale me prezencë të zotërisë. I kemi me fakte. E kemi marrë, kemi verifikuar”, tha përfaqësuesi i OSHEE.

Duke qenë se matësi herën e parë u pa pa njërën palë, atë të denoncuesit, pas këmbënguljes së Stop erdhi pala tjetër që të hapë derën.

Vajza: Ky robi do futet brenda. Unë nuk kam besim se çfarë mund të ketë. Se çfarë mund të hedhë brenda. T’i lerë gjërat jashtë.

Gazetarja: Çfarë do hedhë moj?

Arben Jaupi: Foto do bëj unë me këtë.

“Pashë sahatin, e fotografova. Bëra verifikimin. Dolën që ishin të njëjta. M’u kërkua që të vendosja firmën për procesverbalin, e refuzova, për arsyen e vetme sepse aty brenda në sahat, ka dorë, ka bashkëpunim, sepse 110 milionëshi nuk është foto”, tha Jaupi.

Gazetarja: E di logjikën e mbifaturimit. Duke qenë se zoti Arben nuk pranon që të mbyllte kontratën në emër të vet ju keni bashkëpunuar me të gjithë faturistët…

Vajza: Mos bëj zhurmuesin tashi po ec mo.

Gazetarja: S’të pyes ty fare. Jam në punë.

Vajza: Po e pengon procesin moj vajzë.

Gazetarja: Do t’i ngrej zgupthi të gjithë faturistët që kanë bashkëpunuar me ty.

OSHEE dhe Kompania 3K, testuan matësin e Arbenit. Ndërkohë drejtori i shtypit në OSHEE Ardi Kola thotë, se rasti do të hetohet nga kompania dhe do t’i hiqet qytetarit mbifaturimi për leximet gabim dhe shkeljet e bëra.

“Strukturat tona të OSHEE-së, organizuan dje dhe bënë një testim të matësit nga ku rezultoi se matësi paraprakisht del që është i rregullt. Ne në vijim do hetojmë më tej të gjithë historikun e faturimit, mënyra si është lexuar ky matës, po flasim për një historik prej 14 vitesh. Matësi është me 6 shifra dhe jo me 5 sikurse është lexuar. Diferenca është hedhur dhe ka gjeneruar faturën në fjalë prej 55 milionë lekësh të vjetra. Problematika ka qenë në 3 vitet e fundit kur nuk ka jetuar njeri. Ka konsum shumë të vogël, gjithmonë çfarë kemi parë në sistem. Ne do vijojmë ta verifikojmë për të parë dhe për të bindur abonentin se cila është e drejta e tij që i takon për të paguar dhe çfarë është problematikë e shkaktuar nga ne dhe të gjithë punonjësit që kanë qenë lexues në këtë objekt për të parë pastaj cili është kilovati që i takon zotit Arben dhe çfarë është ajo që është bërë gabim. Në vijim të gjithë kësaj gjëje ne jemi duke e ndjekur dhe po thellohemi akoma më tej. Shumë shpejt do marrim një vendim mbi çfarë i takon abonentin. Qasja jonë është për një zgjidhje sa më të drejtë të çështjes. Qoftë për Arbenin, qoftë dhe për kompaninë tonë, si dhe të adresojmë problematikën, qoftë për punonjësit që kanë sjellë këtë problematike dhe të gjithë palët. Shumë shpejt do dalim me një vendim”, tha ai.

/tvklan.al