Rreth tre javë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem në Njësinë Administrative 4, pasi qytetari Arben Jaupi rezultonte debitor me 111 milionë lekë në OSHEE. Arbeni tha se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish-bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit.
Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë lekë dhe mbifaturimin 111 milionë lekë. Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE ku i than, se i ka në matës ato që ka harxhuar ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate duke paguar 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet.
Me ndërhyrjen e gazetares së emisionit “Stop” ky problem u zgjidh pasi rezultoi se faturisti kishte lexuar sahatin me 6 shifra dhe jo me 5 sic duhet. Ish-gruaja e Arbenit, Edlira Kerri, së bashku me vajzën i bënë një kallëzim këtij të fundit në komisariatin nr. 4 për dhunë nga inati që Arbeni po kërkonte të drejtën e tij.
Edlira Kerri: Ai ka dy urdhra mbrojtjeje, nëse mua do të më afrohet ai përsëri, po ta bëj me dije, unë automatikisht edhe atë që s’është, do ta bëj, do të them më bëri, më preku.
Çështja shkoi në gjykatë, por gjyqtarja Farie Bundo me të drejtë vendosi refuzimin e urdhrit të mbrojtjes, duke i dhënë të drejtë Arbenit./tvklan.al