Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se familja Murga përbëhet nga 4 anëtarë, nëna e sëmurë dhe 3 fëmijët e rritur me probleme të shëndetit mendor. Ata jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra e prej vitesh nuk kanë as energji elektrike. Një qytetar i quajtur Arben, u sjell ushqim çdo ditë e kështu mbijeton familja Murga.
“Stop” vë në lëvizje njësinë numër 8, Dritan Dangon me stafin, si dhe Shërbimin Social Shtetëror Rajonal dhe OSHEE-në. Ardi Kola nga OSHEE tha se nëse bëhet një akt-marrëveshje, familjes mund t’i lidhen dritat. Por debia është 5 milionë lekë dhe duhet të paguhen dy vite që të realizohet kjo marrëveshje.
Specialistja e OSHEE: Kontrata që më solle fatura, nuk përputhet me këto të dhënat, është diku te 96 mijë lekë të vjetra detyrimi vetëm për tarifën e shërbimit. Detyrimet e 1 dhjetor 2022 ne i përfshijmë në akt-marrëveshje, por paraprakisht duhet të bëhet kjo pagesa 23-24, nuk e di sa e ka mundësinë sepse unë me procedurë pune këtë detyrim dhe me vendim të Këshillit Mbikëqyrës e kam te pamundur ta fus në akt-marrëveshje!
“Stop” bën pagesën fillestare, u sjell dritat dhe u dërgon edhe ndihma ushqimore nga “Fundjavë Ndryshe”./tvklan.al