Procedurat që duhen ndjekur banorët
Banorët e prekur nga tërmeti do të zhvendosen nëpër hotele. Çadrat po hiqen pak nga pak. Strehimi nëpër hotele do të bëhet me një procedurë të posaçme.
Të gjithë qytetaret qe kane mbetur pa një strehë duhet të drejtohen tek njësia administrative ku banojnë. Aty do të pajisen me një vërtetim nga administratori që ndërtesa është e pabanueshme dhe kanë nevojë për strehim.
Së bashku me vërtetimin me vulë, banori duhet të paraqitet te bashkia e nga aty bëhet nisja e organizuar drejt hotelit të caktuar.
Qendra Kombëtare e Operacioneve u bën thirrje të gjithë personave që kërkojnë strehim, të ndjekim këto hapa, si e vetmja mënyrë për t’u akomoduar në hotele. Sipas këtij institucionit, kjo procedurë shmang abuzimet.
Një procedurë e posaçme do të ndiqet edhe për ata që marrin ndihma. Për këtë çdo qytetar duhet të pajiset me vërtetim banimi nga njësia administrative ku jeton.
Ministria e Mbrojtjes u drejtoi një thirrje banorëve që kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje të kontaktojnë në numrin e telefonit 355694110198, për t’u informuar për vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave.
Tv Klan