10% e mjekëve dhe mësuesve në Shqipëri janë jashtëzakonisht të stresuar. Ndërsa vetëm 13% e tyre nuk kanë aspak stres në punën e përditshme të tyre dhe në jetën familjare. Këto shifra deklarohen nga specialistët e ISHP-së në bazë të një studimi të kryer për këto dy kategori në vendin tonë.
Erka Amursi: “10% e mjekëve dhe e arsimtarëve kanë raportuar që kanë nivele të larta stresi në punë, pra shumë të larta ose ekstremisht të larta. Ndërsa pjesa tjetër kanë pasur nivele stresi më të menaxhueshme për shembull 13% kanë raportuar që nuk kanë aspak nivel stresi në punë, 50% kanë raportuar që ndihen disi të stresuar dhe 26% kanë raportuar një nivel mesatar të stresit në punë. Niveli i stresit i raportuar nga punonjësit në shëndetësi ishte pak më i lartë se sa punonjësit e atyre që punonin në arsim.”
Sipas studimit niveli i stresit në punë për këto kategori është më i lartë se niveli i stresit në jetën e tyre. Duke iu referuar shifrave specialistët po shikojnë së si ndikon ky nivel stresi në jetën dhe sjelljet e tyre.
Ndërsa pritet që studimi të shtrihet edhe për profesione të tjera./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami