85% e mjekëve nuk njohin sa duhet shenjat e dhunës së ushtruar mbi fëmijët, ndaj kanë nevojë të trajnohen. Kjo shifër alarmante bëhet publike nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë realizuar një studim me mjekë familjeje dhe shkollash, rreth qëndrimit të tyre ndaj dhunimit të fëmijëve, aftësisë së tyre për të dalluar simptomat psikosomatike tek një fëmijë i dhunuar, si dhe njohurive rreth përgjegjësive të tyre ndaj një fëmije të dhunuar.
Oriola Pampuri: “85% e mjekeve kanë nevojë të trajnohen për të njohur shenjat e para të dhunës, 58% nuk e quajnë dhunë mungesë ironizimin edhe frikësimin ndaj fëmijëve, 62% e tyre nuk e quajnë dhunë mungesën e vëmendjes dhe afeksionit . Ndërkohë vetëm 26% e tyre raportohen se janë përballur me fëmijë ët dhunuar, 80% nuk i kanë raportuar këto raste. Kjo për shkak se 64% e tyre pohojnë se nuk është detyra e tyre të raportojnë fëmijët e dhunuar. Mjekët e familjes dhe të shkollave duhet të kenë njohuri më shumë për rreth vendeve ku mund të adresohen fëmijët e dhunuar, duhet të kenë njohuri më shumë rreth shenjave të para të dhunës tëk fëmijët. Duhet të kenë njohuri më shumë rreth shenjave kryesore të dhunës si fizike dhe asaj psikologjike.”
Një përqindje e lartë e mjekëve nuk konsiderojnë dhunë, gjuajtjet me pëllëmbë apo shkuljen e flokëve, por edhe frikësimin apo kërcënimin për braktisje dhe heqje të drejtash.
Kjo mungese njohurie mbi format e dhunës, bën që mjekët të jenë pasive ndaj parandalimit të këtyre sjelljeve. Duke ju referuar të dhënave të studimit, specialistët e ISHP-së e konsiderojnë mjaft të rëndësishëm dhe imediat trajnimin e mjekëve të familjes për të ndryshuar njohuritë, qëndrimet dhe sjelljet ndaj fëmijëve të dhunuar./tvklan.alGazetare: Brunilda Cami