Me dhjetëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar përpara dyerve të universitetit të tyre, duke i kërkuar dekanit të zbatojë urdhrin e rektorit Dhori Kule për heqjen e stazhit.

Studente: “Pas takimit me studentët rektori ka nisur një udhëzim për dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, i cili thotë citoj pika a: Për studentët që kalojnë nga viti i parë në të dytin të mbartë deri në 30 kredite. Pika b: Për studentët e viteve të tjera të zbatohet praktika e ndjekur në vitin akademik 2007-2008. Pra pika b ku ne mëshuam kërkesën tonë ishte që vitin 2007-2008 është hequr stazhi dhe këtë kërkesë bëjmë edhe ne që të zbatohet për vitin akademik 2008-2009.”

Student: “Problemi nuk ka marrë zgjidhje për arsyen e vetme se dekani nuk e firmos, e zvarrit çështjen në momentin kur të shkojmë në janar që nuk kemi emrat në listat e provimeve edhe atëherë nuk kemi si ta bëjmë problem më këtë çështje. Do mbrohet me tezën pastaj se ju dinit dhe nuk reaguat.”

Nga vendimi i dekanit të fakultetit të Mjekësisë rreth 300 studentë rrezikojnë të mbeten stazh, ndaj ata janë të vendosur  që të mos respektojnë këtë vendim. Për të proceduar këtë vit akademik me sistemin e Bolonjës.

Studentët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të zbatohet urdhri i rektorit Dhori Kule, të martën do të bojkotojnë mësimin./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami