Vitin e Ri studentët serbë e pritën me protesta anti-qeveritare. Ata qëndruan në heshtje për 15 minuta në kryeqytetin Beograd për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së 1 Nëntorit pikërisht në mesnatë.
Shumë prej tyre mbanin pankarta me një shenjë dore të kuqe, e cila është bërë simbol i protestave, duke u thënë autoriteteve se ata kanë gjak në duart e tyre.
Protestuesit theksuan se pavarësisht sezonit festiv, angazhimi i tyre për të kërkuar drejtësi mbetet i palëkundur.
Lëvizja e udhëhequr nga studentët ka marrë mbështetje nga grupe të ndryshme shoqërore.
Mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu në Novi Sad dhe në qytetin jugor të Nishit për tubime paralele të udhëhequra gjithashtu nga studentët e universiteteve në ato qytete.
Nga tragjedia humbën jetën 15 persona.
Klan News