Studentët që do të vazhdojnë studimet me kohë të pjesshme ose siç quhet ndryshe part-time nuk do ti nënshtrohen konkursit. Pas kërkesës së rektorit të Universitetit të Tiranës, Ministria e Arsimit ka vendosur që për Fakultetin e Ekonomikut dhe atë të Histori-Filologjisë pranimet të bëhen pa konkurs.

Dhori Kule: “Pra do ta bëjmë pa konkurs pranimin e studentëve part time, në fakultetin tonë janë rregjistruar 634 veta, kuota e miratuar arriti 635, për gjithë ata që janë rregjistruar do të jenë studentë”.

Studentët që do të vazhdojnë studimet part time do të paguajnë një tarifë vjetore që do jetë e ndryshme për fakultete të ndryshme. Dekanët e shumë fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë kërkuar dhe liberalizimin e pranimeve me kohë të plotë, por ende qeveria shqiptare po nguron të bëjë një gjë të tillë për shkak të infrastrukturës jo të mirë të universiteteve./tvklan.al