Lajme Arkiva 2003
Qyteti Studenti, qendra e banimit me moshën më të re të banorëve pas tre muajsh qetësia ka rifilluar përsëri të zhurmojë. Studentët duke filluar nga dita e djeshme kanë filluar regjistrimet nëpër konvikte. Këtu do të kalojnë një vit tjetër akademik.
Rezarta vjen për herë të parë në këtë qytezë. Këtë vit fillon studimet në degën e Gjuhë- Letërsisë. Ajo vjen nga Gramshi. Me të ardhur këtu ka gjetur menjëherë një dhomë për tu akomoduar.
Studentja: Jam nga rrethi i Gramshit, kam ardhur dje mesa kam vënë re kushtet ishin shumë të mira.
Gazetari: Në momentin që erdhët dje a gjetët mirëkuptim nga drejtuesit e konviktit, pra a morët menjëherë çelësat dhe hytë në dhomë?
Studentja: Sigurisht, kujdestarja ishte shumë e komunikueshme, të paktën me ne studentët. Direkt morëm çelësat gjetëm dhomën pa asnjë problem, asnjë zvarritje.
Ja edhe një studente tjetër sapo ka mbërritur nga qyteti i Përmetit.
Gazetari: Më fal si quhesh?
Studentja: Jolanda Goni.
Gazetari: Tani erdhe të regjistrohesh?
Studentja: Po.
Gazetari: Çfarë viti je?
Studentja: Viti i dytë për Gjuhë-Letërsi.
Gazetari: Pate ndonjë vështirësi në regjistrim?
Studentja: Jo aspak, çdo gjë në rregull.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u rregulluan nëpër dhomat e tyre 1450 studentë ndërsa planifikimi është që në 25 godinat e kësaj qyteze të akomodohen 6100 studentë të ardhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë./tvklan.al