Pesë godina të reja me standarde i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Transformimi i konvikteve të studentëve vjen falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera.

Erion Veliaj: Sot nuk po përurojmë 5 ndërtesa, nuk po bëjmë 5 fjalime, sot nuk po tregojmë si u shpenzuan 5 para, por kemi bërë që fillimi të jetë i lehtë për 666 studentët e parë, – mbi 30 studentët e Kolegjit të Europës dhe studentët e tjerë shqiptarë – të cilët, do të kenë të njëjtat kushte, të njëjtin standard, të njëjtin administrim, si në të gjitha kolegjet e Bashkimit Europian.

Veliaj dha një tjetër lajm të mirë për studentët, të cilët tha se mund të përdorin aplikacionin “Tirana Ime” për të rezervuar një dhomë në “Qytetin Studenti”.

Erion Veliaj: Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot, te aplikacioni “Tirana ime”, siç rezervohet një hotel online, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në “Qytetin Studenti”. Besoj se është mënyra më transparente e asaj që quhet kush aplikon i pari, shërbehet i pari, dhe besoj se është një mënyrë ideale edhe për t’i përdorur këto lehtësira.

Nga ky investim në “Qytetin Studenti” përfitojnë më shumë se 2.600 studentë sipas Bashkisë Tiranë.

Klan News