Premtimit të Kryeministrit Edi Rama për përgjysmimin e tarifave për nivelin Bachelor, studentët protestues i përgjigjen kështu: 

“Është komplet show i radhës shumë i shëmtuar nga ana e Kryeministrit, por kjo nuk na intimidon, apo nuk na bën më pak të fortë”.

Nuk e besojmë, duhet të plotësohen të 8-ta kërkesat”;

 “

Ne jemi të vendosur deri në fund, vetëm pas plotësimit të kërkesave”.

Ndonëse më të paktë në numër, ata vijuan me protestën edhe këtë të martë. Studentët bllokuan rrugët pranë fakulteteve të tyre, duke penguar qarkullimin e automjeteve për afro 2 orë, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Studentët që pyesim duken të vendosur për të protestuar deri në plotësimin e të 8 kërkesave.

“Dje ne kishim takimin me pedagogët dhe dekanin, ku diskutuam rreth problematikave të universitetit dhe për protestën. Lamë vendim unanim nga të gjithë studentët që ishim atje, që nuk ka dialog dhe negociata. Të gjithë ishin njëzëri. Pastaj se mund të dalin militantë të ndryshëm të partive dhe mund të kërkojnë dialog dhe mund të shkojë Kryeministri ashtu siç ka shkuar dhe sot, mund të ndodhë. Sepse askush nuk mund t’i ndalojë studentët e tjerë”,

thotë një student

.

“Jo, nuk jam pro dialogut, kundër. Prandaj kam ardhur dhe këtu dhe jam me studentët. Kundër dialogut. Bllokuam në fillim disa rrugë 5 minuta, sa për simbolikë bëhet kjo dhe pastaj erdhëm këtu”,

thotë një tjetër.

“Nuk ka përse të bëhet dialog, kërkesat janë tepër të qarta. Vetëm të plotësohet kanë ngelur. Freshistat dhe militantë kanë bërë punën e tyre, sado të vogël. E rëndësishme është që të gjithë studentët janë bashkë dhe kjo u shikua edhe dje”,

shprehet një tjetër student.

“Nuk ka dialog, do të vazhdojmë me protestën, shpresojmë që edhe pjesëmarrja të rritet, po dialog nuk ka. Do vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të jetë edhe studenti i fundit”,

tha një tjetër studente.

Studentët shtojnë se edhe pse numri i tyre në shesh është pakësuar, bojkoti i mësimit do të vazhdojë pa afat.

TV Klan