Lajme Arkiva 2003
Brenda 15 qershorit do të përfundojë studimi i banesave për ti hapur rrugë banesave që do të legalizohen. Ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi gjatë një konference të përbashkët për shtyp në bashkinë e Kamzës tha se ky është hapi konkret që kanë ndërmarrë për kërkesat që kanë banorët dhe do të jetë afatshkurtër.
Besnik Dervishi: Vendimin e parë që në një farë mënyre i kthen zonat ku lejohet ligjërisht legalizimi do të merret brenda pak ditës që në mbledhjen e parë të KRTRSH-së e cila kërkon kohën e nevojshme procedurale për tu përgatitur që nuk është më e gjatë se një javë apo 10 ditë.
Por deklarimet kontradiktore erdhën pas takimeve me dyer të mbyllura të zhvilluara në bashkinë e Kamzës ku ministri i Rregullim Territorit Besnik Dervishi nuk merrte pjesë. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës deklaroi para gazetarëve se grupi ndërministror i kryesuar nga zëvendësministri i Turizmit Artan Lame nuk dha asnjë zgjidhje konkrete për banorët e Bathores.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës: Përveçse po debatohet për problemet teknike se si mund të ndërtohet një shkollë se si mund të behët një kanal, si mund të bëhet një ujësjellës, domethënë si është gjendja si është situata, çfarë problemesh ka me to ndërkohë që unë u thashë se nuk duhet të biem në këtë nivel teknik domethënë kaq të rëndomtë pasi ne duhet ti mbajmë gjërat në zgjidhje parimore. Unë mendova se ata kanë ardhur me një zgjidhje konkrete, mendova se kanë ardhur me një pikësynim më të qartë domethënë për çfarë kanë bërë kërkesa komuniteti i Bathores dhe jo që të debatojnë dhe sot të zgjidhet se kush është pronarë, kush është i ligjshëm, kush është i paligjshëm dhe ta mbyllin bisedimin në këtë nivel.
Në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Kamzës kanë munguar përfaqësuesit të komuniteti të Bathores./tvklan.al