Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës VI Kombëtare për të Drejtën për Informim, Komisioneri Besnik Dervishi tha se edhe pse Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar, të avancuar dhe të përafruar në masë të gjerë me kuadrin e Bashkimit Europian, përsëri përballet me sfida sa i përket transparencës dhe të drejtës për informim.
Dervishi renditi disa nga sfidat sa i përket zbatimit praktik të aksesit në informacionin publik dhe llogaridhëniës në drejtim të qytetarëve.
-Drejtuesit e Autoriteteve Publike nuk kujdesen për publikimin dhe përditësimin e informacionit në Programin e Transparencës.
-Konstatohet rezistencë, si dhe padijeni/mungesë ndërgjegjësimi nga ana e administratës për të publikuar në mënyrë proaktive informacion me karakter publik.
-Në tërësi konstatohet mungesë ndërgjegjësimi shoqëruar në jo pak raste edhe me neglizhencë.
-Ende konstatohet ndryshim i shpeshtë i koordinatorit, caktimi i tij ose i saj në nivel ekzekutiv, apo të ulët drejtues si dhe kufizim aksesi në strukturat e tjera.
-Gjatë trajtimit të ankesave nga ana e koordinatorëve është ngritur si shqetësim, si dhe konstatohen vonesa që shkaktohen nga ana e drejtuesve të lartë apo strukturave të caktuara.
-Vazhdon të ketë paqartësi nga ana e autoriteteve publike lidhur me konceptin e konfidencialitetit në kontratat publike, i trajtuar jo në përputhje me parashikimet e nenit 17 të ligjit.
-AP refuzojnë të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar, duke pretenduar për dëme të cilat mund t’i shkaktohen shtetit shqiptar nga palë të treta.
-Vijon të këtë raste të keqinterpretimit të së drejtës së autorit të subjekteve të cilët marrin pjesë në një procedurë administrative.
-Shpesh herë delegohen kërkesat për informacion nga njëri AP tek tjetri, edhe pse informacioni i kërkuar disponohet nga vetë AP i cili e ka deleguar atë.
-Konstatohet një mos rakordim midis strukturave të brendshme të AP apo edhe për përcjelljen në Zyrën e Medias, të kërkesave të gazetarëve cilat lidhen me pyetje, intervista, apo prononcime në media të titullarëve.
-AP nuk zbatojnë legjislacionet e posaçme të cilat rregullojnë një fushë të caktuar si, psh: ligji për avokatinë, ligji për kadastrën etj, duke sjellë një ngarkesë të panevojshme për Zyrën e Komisionerit, por edhe burokraci dhe vonesë për shërbimet ndaj qytetarit.
-Vështirësi në realizimin e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik më e theksuar nga ana e Këshillave Bashkiak, i cili duhet të koordinohet me administratën e Bashkisë dhe të publikohet në PT në faqen zyrtare.
Me qëllim përmirësimin e transparencës proaktive dhe shmangien e disa prej problematikave të listuara më lartë, ne jemi në proces studimi të disa modeleve efektive ndërkombëtare, të cilat fokusohen tek transparenca proaktive digjitale, theksoi Komisioneri Dervishi. Ai shtoi se zbatimi i të drejtës për informim globalisht nuk eshte cështje sanksioni administrativ, por është çështje kulture, ndërgjegjegjësimi, qytetarie dhe përgjegjshmërie.
Fjala e plotë e Komisionerit Besnik Dervishi
Sot mbahet Konferenca e VI Kombëtare e të Drejtës për Informim duke patur në qendër të saj Ndërtimin e besimit – promovimi i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në politikat kundër korrupsionit.
Dëshiroj të falenderoj Ju të gjithë për pjesëmarrjen në këtë Konferencë, koordinatorët për kontributin e përditshëm, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias që na mbajnë gjithë kohës zgjuar dhe veçanërisht Ministren Pirdeni dhe stafin e saj për kontributin e tyre në bashkëorganizimin e këtij aktiviteti.
Mund të konsiderohemi një nga vendet me kuadrin ligjor më të plotë të së drejtës për informim, kemi një nga ligjet më të mira në botë, dhe ku përmirësimet e vitit të kaluar e forcojnë edhe më tepër zbatimin e tij.
Po ashtu, kemi një akt ndërkombetar të së drejtës për informim, që pak vende e kanë bërë pjesë të legjislacionit të tyre, Konventa 205 e Këshillit të Europës “Mbi aksesin në dokumenta zyrtare”, përafrim gati 100% me kuadrin ligjor të BE përsa i përket të dhënave të hapura dhe ripërdorimin e informacionit publik, të gjitha këto të miratuara në dy vitet e fundit, si edhe ligjin Për njoftimin dhe konsultimin publik.
Pa mohuar ne asnje rast ate cfare eshte bere mire, kjo edhe nga autoritetet publike, pasi sot kemi ne qarkullim me shume informacion se ne cdo periudhe tjeter, ne mendojmë se rruga drejt arritjes se standarteve me te larta te transparences eshte ende e gjate dhe e veshtire. Dhe do tju lutesha te me jepnit nje arsye se perse nuk kemi te drejten ta pretendojme nje gje te tille.
Zyra e Komisionerit është e angazhuar në mënyrë konstante për të ndarë eksperiencën e saj edhe në aktivitete ndërkombëtare që nga bashkëpunimi i ngushte me Autoritetin Italian dhe Gjerman, grupe pune apo në aktivitete të organizuar nga UN, OECD, OSBE, KiE… dhe deri ne te fundit mikepritjen e Aktivitetit me te rendesishem boteror ne fushen e te drejtes per informim, Konferencen e XV….ICIC.
Procesi screening tregoi se administrata jone publike eshte me se e afte per te perballuar sfidat e integrimit evropian te vendit, ku edhe ne si ZK kemi dhënë kontributin tone modest në disa drejtime. Transparenca si objektiv strategjik ne vetvete, por jo vetem, transparenca edhe ne pozicionimin e saj si paradhoma e luftes kunder korrupsionit, percakton qarte sfiden per secilin prej institucioneve tona.
Transparenca dhe lufta kunder korrupsionit jane te lidhura ngushte me njera-tjetren, sepse perjashtojne njera-tjetren, cdo proces transparent e ben gati te pamundur korrupsionin, ashtu si nga ana tjeter cdo akt korruptiv nje nga elementet kryesor ka mungesen e transparences.
Gjate një viti, ashtu si informohet nga vetë Autoritetet Publike, dërgohen pranë tyre mbi 12 mijë kërkesa për informacion. Nuk është një shifër e ekzagjeruar. Zyra e Komisionerit gjatë këtyre viteve ka trajtuar mbi 7 300 ankesa duke patur një trend vitet e fundit prej rreth 1 000 ankesa në vit.
Instrumenti më i rëndësishëm në funksion të të drejtës për informim, mbetet Programi i Transparencës, që duhet të jetë burimi kryesor i informacionit dhe që është informacioni që vendoset në dispozicion të publikut nga vetë Autoritetet Publike.
Pra, duke u kthyer tek aftësia e Administratës sonë Publike, nga njëra anë ka një angazhim dhe vullnet…kuadri ligjor i plotë dhe nga me te miret ne bote, nga ana tjetër le të shohim konkretisht se ku qëndrojnë problematikat në zbatimin në praktik të aksesit në informacion publik, transparencës proaktive dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
- Drejtuesit e Autoriteteve Publike nuk kujdesen për publikimin dhe përditësimin e informacionit në Programin e Transparencës.
Përditësohen me informacion ne kohë reale rrjetet sociale (twitter, instagram, facebook/meta), dhe jo programet e transparencës që janë detyrim ligjor.
- Konstatohet rezistencë, si dhe padijeni/mungesë ndërgjegjësimi nga ana e administratës për të publikuar në mënyrë proaktive informacion me karakter publik duke filluar nga jetëshkrimi i drejtuesve/anëtarëve të kabineteve, legjislacioni i përditësuar, rregulloret, të dhënat e realizimit të buxhetit, listën e kontratave të nënshkruara dhe deri tek informacioni mbi ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Për të shkuar më tej, LDI parashikon në nenin 7 të tij (programi i transparencës) minimumin e transparencës proaktive të autoritetit publik, duke i dhënë mundësi këtij të fundit që në varësi të specifikave të veprimtarisë së tij, të publikojë gjithashtu çdo informacion tjetër që gjykon të dobishëm për qytetarët, në rubrikën e fundit të programit të transparencës.
Për fat të keq, ky parashikim i LDI nuk na rezulton të lexohet nga Autoritetet Publike.
- Në tërësi konstatohet mungesë ndërgjegjësimi shoqëruar në jo pak raste edhe me neglizhencë.
Kjo reflektohet qartë gjatë procesit të shqyrtimit të ankimit administrativ, ku mbi 70% e ankesave (nga rreth 1000 të tilla në vit) zgjidhen dhe merret informacioni me fillimin procesit të shqyrtimit apo të hetimit administrativ nga ZK.
Situatë e cila prodhon kosto të panevojshme në lidhje me perceptimin publik për transparencën e autoritetit publik dhe në tërësi për zbatimin e të drejtës për informim.
Prodhon kosto gjithashtu dhe adminstrative/në kohë dhe në burime njerëzore, por kosto më e rëndë është në procesin e integrimit në BE dhe Raportet e Vlerësimit ku transparenca dhe llogaridhënia e administratës publike është një nga kriteret bazë.
- Ende konstatohet ndryshim i shpeshtë i koordinatorit, caktimi i tij ose i saj në nivel ekzekutiv, apo të ulët drejtues si dhe kufizim aksesi në strukturat e tjera të AP.
Rekomandimi i vazhdueshëm është fuqizimi i koordinatorit për të drejtën e informimit, si fytyra e autoritetit publik në raport me qytetarët, nëpërmjet aksesit të drejtëpërdrejtë me titullarin, si dhe për aq sa mund të jetë e mundur krijimi i një pozicioni/strukture të dedikuar për këtë funksion.
- Gjatë trajtimit të ankesave nga ana e koordinatorëve është ngritur si shqetësim, si dhe konstatohen vonesa që shkaktohen nga ana e drejtuesve të lartë apo strukturave të caktuara, në verifikimin e përgjigjes përfundimtare, e cila sjell shkelje të afateve të përcaktuara në LDI për aksesin e informacionit, me kosto të drejtpërdrejtë kjo për transparencën e autoritetit publik.
- Vazhdon të ketë paqartësi nga ana e autoriteteve publike lidhur me konceptin e konfidencialitetit në kontratat publike, i trajtuar jo në përputhje me parashikimet e nenit 17 të ligjit (kufizimet).
Në kontratat publike shpesh parashikohen dispozita konfidencialiteti për informacionin/dokumentacionin që lidhet me to dhe në rast të mos zbatimit të tyre, parashikohen sanksione ndaj AP-ve.
Për të shmangur këtë problematikë, është e nevojshme që në klauzolat e konfidencialitetit të specifikohet baza ligjore mbi të cilën bazohet autorizimi për përdorimin e këtij kufizimi, si dhe të qartësohen se mbi cilën pjesë të informacionit shtrihen ato, duke pasur parasysh që nuk mund të mbizotërojë mbi parashikimet e ligjit për të drejtën për informim, përveçse kur parashikohet ndryshe në ligjin specifik.
- AP refuzojnë të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar, duke pretenduar për dëme të cilat mund t’i shkaktohen shtetit shqiptar nga palë të treta (procese që mund të atakohen në gjykatë/arbitrazh), pa referuar bazën ligjore mbi të cilën ngrihet ky pretendim, si dhe pa berë testin e domosdoshmërise, proporcionalitetit dhe interesit publik gjatë kufizimit të informacionit.
Padiskutim që ky është një proces i cili kërkon një vëmëndje të shtuar dhe ekpertizë më të thelluar nga ana e autoriteteve publike, por në cdo rast nuk përmbën shkak ligjor që te kufizohet një e drejtë kushtetuese për këtë mungesë njohurish nga ana e zyrtarëve.
- Vijon të këtë raste të keqinterpretimit të së drejtës së autorit të subjekteve të cilët marrin pjesë në një procedurë administrative ku shkohet përtej nga parashikimet e nenit 17 të LDI apo legjislacionit specifik që rregullon të drejtën e autorit.
- Shpesh herë delegohen kërkesat për informacion nga njëri AP tek tjetri, edhe pse informacioni i kërkuar disponohet nga vetë AP i cili e ka deleguar atë.
Ne mbështetemi në parimin e mirëbesimit, duke marrë të mirëqënë përgjigjen e kthyer, mbështetur kjo edhe në parimin e luajalitetit mbi të cilin duhet të funksionojë e gjithë administrata publike dhe veçanërisht raporti AP – Komisioner.
- Konstatohet një mos rakordim midis strukturave të brendshme të AP apo edhe për përcjelljen në Zyrën e Medias, të kërkesave të gazetarëve cilat lidhen me pyetje, intervista, apo prononcime në media të titullarëve.
Vet autoritetet publike duhet të marrin masa organizative për të trajtuar në mënyrë të diferencuar kërkesat për intervista, prononcime apo pyetjet nga gazetarët duke mos ia kaluar për trajtim këto koordinatorit për të drejtën e informimit pasi nuk kemi të bëjmë më informacion publik në kuptim të LDI, por më informacion që ka interes për publikun.
- AP nuk zbatojnë legjislacionet e posaçme të cilat rregullojnë një fushë të caktuar si, psh: ligji për avokatinë, ligji për kadastrën etj, duke sjellë një ngarkesë të panevojshme për Zyrën e Komisionerit, por edhe burokraci dhe vonesë për shërbimet ndaj qytetarit.
- Vështirësi në realizimin e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik më e theksuar nga ana e Këshillave Bashkiak, i cili duhet të koordinohet me administratën e Bashkisë dhe të publikohet në PT në faqen zyrtare.
Me qëllim përmirësimin e transparencës proaktive dhe shmangien e disa prej problematikave të listuara më lartë, ne jemi në proces studimi të disa modeleve efektive ndërkombëtare, të cilat fokusohen tek transparenca proaktive digjitale, si edhe do të sqarohet në panelin e dytë të kësaj konference.
Zbatimi i të drejtës për informim globalisht nuk eshte cështje sanksioni administrativ, por është çështje kulture, ndërgjegjegjësimi, qytetarie dhe përgjegjshmërie. Një funksionar që refuzon të bëjë publik informacionin kur nuk ka një bazë ligjore, ose ka mungesë kulture transparence, ose ka mungesë profesionalizmi, ose mbetet që ka diçka për të fshehur.
Do të doja të shpenzoja dy fjalë më shumë për këtë të fundit. Në përvojën tonë shumë rrallë ka ndodhur që informacioni të mos jepet për këtë arsye. Rëndom refuzimi ndodh për neglizhencë, mungesë analize profesionale, edhe arrogance po të doni… Por perceptimi për të gjithë këto raste është se këtu ka dicka për të fshehur.
Dhe akoma më keq. Një informacion që nuk është i klasifikuar, apo nuk kemi një nga rastet e kufizimit të tij, në një mënyrë apo në një tjetër, herët apo vonë, aq më shumë kur bëhet edhe objekt investigimi mediatik, bëhet publik.
Dhe këtu është problemi mënyrës se si i serviret publikut, ku shpesh ndodh që keqpërdoret, përdoret për interesa jo të ligjshme, përdoret për interesa të luftës politike apo edhe deri në elementë të dezinformimit.
Prandaj kjo nuk duhet të ndodhë. Ne kryejme disa here ne vit monitorimin e Programeve te transparences te AP. Kjo përmblidhet ne fund ne Indeksin e transparencës në të cilin cdo AP gjen vleresimin e tij në raport me transparencën proaktive. Por ne kemi bindjen se mjaftojne vetem disa nderhyrje te vogla per te realizuar nje permiresim te ndjeshem te situates se te drejtes per informim dhe transparences.
- Autoritet Publike të kthejnë përgjigje….
- Trajnime nga ASPA për të gjitha nivelet nga pranimet deri në TND…
- Përgjigjet për kërkesat të jenë të aksesueshme në mënyrë proaktive, dmth… si dhe vijimi i digjitalizimit me rregjistrin elektronik apo edhe deri programin e-transparenca që mat performancën e AP.
- Reduktim i numrit të ankesave që jepet informacioni pas fillimit të shqyrtimit administrativ nga ZK.
- PT është vetëm pikënisja e informacionit proaktiv dmth… në rubrikën “Cdo informacion tjetër”, AP duhet të pasqyroje të gjithë aktivitetitn e tij.
Këto janë disa masa krejt të thjeshta dhe të mundshme, lehtësisht të realizueshme pa asnjë lloj kosto, por vetëm çështje vullneti në zbatim të ligjit. Në vijim, mundësisht brenda këtij viti, ne do të fillojmë projektin pilot të auditimit të disa AP për vlerësimin e ndikimit dhe performancën në transparencën proaktive. Partnerët ndërkombëtarë janë të ftuar të na bashkohen.
Sot eshte rasti që të lidhim kontraten për një sfidë te re, transparencen e AP, që forcon llogaridhënien, për përfshirjen e qytetarëve dhe sa më shumë aktoreve të shoqërisë civile, medias, botës akademike, në rolin e tyre të pazëvendësueshëm, në funksion të ndërtimit të një klime transparente që e refuzon korrupsionin.