Spektakli “Love Story” në TV Klan rezervoi shumë emocione dhe rrahje zemre në natën e dytë, teksa dy vajza u eliminuan nga protagonisti, Saimiri.
Ndërkohë, programi “Daily Love Story” ka zbuluar emocionet e vajzave para se të ngjiteshin në skenë.
Suela është pyetur nëse është xheloze për faktin që Saimiri nuk e zgjodhi për një takim vetëm për vetëm, teksa ka thënë se ndoshta 33-vjeçari ka rezervuar një takim më romantik për të.
“Jo. Mendoj që për mua po ruan një takim më romantik”, është shprehur ajo.
Më tej bukuroshja ka folur edhe pak për tipin e saj, teksa ka theksuar se pija e bën të tregojë më shumë për veten.
“Pas ca gotave verë unë hapem. Kurse kështu jam gocë serioze, vetëm pija na nxjerr dallaveret që kemi përbrenda”, është shprehur Suela.
E pyetur për reagimet në rrjete sociale, ajo ka thënë se ende nuk është bërë meme, por edhe po të bëhet nuk do ta konisderonte problem.
“Jo s’jam bërë shyqyr, edhe po të bëhem s’është ndonjë problem i madh. Fundja kënaqim njerëzit”, ka thënë ajo.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al