Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizuan me sukses operacionin e koduar” Bujtina”.
Dy pronarë lokali punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Bujtina”.
Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- S. G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;
- B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.
- P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.
Arrestimi i këtyre personave është bërë si pasojë e kryerjes së veprimeve hetimore për rreth 2 muaj. Rezultoi se dy persona me inicialet P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth, Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.
S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me një person me inicialet P.L./tvklan.al