Një shpërthim me granatë dorë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen e Universitetit në Prishtinë.
Nga shpërthimi, të paktën 6 vetura janë dëmtuar ka konfirmuar për TV Klan Policia e Kosovës. Nuk raportohet për të lënduar.
Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen
Një nga veturat e dëmtuara është edhe e reperit Agon Abullahu i njohur me nofkën Noga.
Madje dyshimet e para janë se pikërisht vetura e tij të ketë qenë cak i sulmit. Prokuroria është duke vazhduar hetimet.
Tv Klan