6 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë, në një qendër tregtare në periferi të Sidnejt në Australisë.
Autori, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u qëllua për vdekje në vendin e ngjarjes, nga kjo efektive e policisë, e cila shfaqet në këtë video pak sekonda pas ekzekutimit të autorit.
Zyrtarët e policisë australiane thanë se është ende herët për të folur për motivet e ngjarjes dhe se nuk përjashtohet pista e një sulmi terrorist.
Ata thanë se autori ishte një 40-vjeçar i njohur për policinë. Ky filmim tregon momentet, kur ai sulmon të klientët brenda qendrës tregtare.
Një foshnje 9 muajsh mbeti i plagosur rëndë në këtë sulm, ndërsa nëna e tij ndërroi jetë nga plagët. 5 prej viktimave të sulmit janë gra.
Kryeministri Anthony Albanese u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave në një mesazh në televizion, ndërsa vlerësoi punën e policëve që ndërhynë menjëherë duke shmangur një bilanc edhe më të rëndë viktimash.
Tv Klan