Pavarësisht se SHBA kundërshton shtrirjen e sulmeve izraelite në kryeqytetin libanez ushtria e Tel Avivit vijon me sulmet në periferitë jugore të Bejrutit.
Ushtria izraelite kreu një sulm në një rezervë armësh nëntokësore të grupit Hezbollah në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh.
“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë paralajmërimet paraprake për popullsinë në zonë,” tha në një deklaratë ushtria izraelite. Për banorët situata është vështirësuar që pas intensifikimit të sulmeve.
“Situata vetëm sa po përkeqësohet. Patjetër, kjo është e qartë. Ju mund të shikoni se si njerëzit po evakuohen dhe nuk po gjejnë vende për të qëndruar.”
Të martën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller tha se SHBA i kishte shprehur shqetësimet e saj administratës së Benjamin Netanyahut për sulmet e fundit.
Hera e fundit që Bejruti u godit ishte më 10 Tetor, kur dy sulme pranë qendrës së qytetit vranë 22 njerëz dhe rrëzuan ndërtesa të tëra në një lagje me popullsi të dendur.
Ndërkjohë në Lindjen e Mesme ekziston rreziku i përhapjes së konfliktit. Grupi Hezbollah në Jemen, Houthitë e Jemenit dhe grupet e armatosura në Irak kanë organizuar sulme në rajon në mbështetje të Hamasit në luftën e Gazës, duke komplikuar përpjekjet për të ulur tensionet.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi po viziton Jordaninë, Egjiptin dhe Turqinë si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet.
Klan News