Terrorizmi goditi sërish Europën. Këtë herë shënjestër u bë Barcelona. Të paktën 13 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën pasi një furgon u vërsul me shpejtësi drejt turmës së njerëzve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shëtitoren Rambla, në zemër të qyteti katalan, një zonë tejet e frekuentuar edhe nga turistët
Videot e publikuara në media dhe rrjete sociale janë rrënqethëse, me trupa njerëzish të shtirë në rrugë.
Autoritetet spanjolle njoftuan se autori i kryesor i dyshuar për ngjarjen është francezi me origjinë marokene, Dris Oukabir. Ai kishte marrë me qera furgonin me të cilin u krye masakra. Nga postimet e tij në rrjetet sociale, Oukabir shfaqet si i apasionuar pas armëve. Një këngë e një këngëtari shqiptar me titullin e një kallashnikovi AK47, ishte një ndër më të preferuarat e tij, e cila ishte postuar në rrjtin social Facebook.
https://www.youtube.com//embed/jyGEnsM15tY
I riu me origjinë marokene u arrestua nga policia spanjolle.
Një tjetër person i lidhur me sulmin u qëllua për vdekje pas një shkëmbimi zjarri me policinë në dalje të Barcelonës. Forcat spanjolle lokalizuan edhe një furgon të dytë të përdorur nga autorët, ndërsa dyshohet se një tjetër terrorist është ende në arrati. I gjithë qyteti është blinduar nga forcat e sigurisë, të gjitha stacionet e autobusëve dhe metrove janë bllokuar.
Masakra e Barcelonës sjell edhe një herë në vëmendje terrorin e shkaktuar nga ISIS në Nisë, Berlin e Londër, ku terroristët kanë përdorur mjete të mëdha për të vrarë qytetarët.
Ashtu si vendet e tjera europiane, edhe Spanja është cilësuar si një nga vendet shënjestër të terrorizmit islamik. Që nga fillimi i këtij viti të paktën 10 persona janë arrestuar të akuzuar si pjesë e rrjeteve xhihadiste dhe të dyshuar për organizm të atentateve terororiste. Tv Klan