Lajme Arkiva 2003

Biznesmeni vlonjat Sulo Shehu proteston për lirimin e policit Prelat Koledhi i cili rezultoi i përfshirë në rrëmbimin e nipit të tij Klajdi Shehu. Për Sulon ky është një absurditet i drejtësisë shqiptare, madje më keq kjo është një çështje politike.

Sulo Shehu: Në momentet që u larguan punonjësit e policisë që erdhën nga Tirana, më thanë Sulo kujdes mos të degjenerohet çështja dhe gjatë kësaj kohe kam marrë informacione se ky person do të dilte sepse ishte vëllai i Bexhet Kodhelit, sekretarit të Partisë Socialiste që është këtu në Vlorë dhe u dysha që në fillim për arsye se sipas të dhënave ky u mor edhe me helikopterë dhe e çuan të Tiranë. Unë nuk e di në është e vërtetë, por më vjen çudi e madhe që del edhe në gazetë këtu, prokuroria kundërshton policinë, kur unë i që prokuroria dhe policia kanë punuar të dyja bashkë dhe në momentet që policia dhe prokuroria kanë qenë në kërkim të djalit dhe në momentin që do ta zinin djalin u shmangëm nga ky polic. Dhe që prej asaj kohe u mor vendimi për tu arrestuar ky person se u verifikua se ishte bashkëpunëtor kryesor i këtyre dhe ky u dha informacionin për të larguar djalin.

Kërcënimi i biznesmenit vlonjat shkon edhe më tej. Ai shpërbleu Policinë e Vlorës me 40.000 Dollarë, kur u lirua nipi i tij Klajdi  dhe tani që e shikon se procesi po dështon dhe fajtorët nuk po ndëshkohen ai kërkon sërish Dollarët.

Sulo Shehu: Për mua është shumë shqetësim dhe unë kërkoj kthimin e lekëve nga policia urgjentisht, ose policia të hedhë në gjyq prokurorinë, të gjejë të drejtën. Unë di kaq që prokuroria e ka punën me policinë. Mu mburr me prokurori dhe të gjithë që i zumë kriminelët, se unë kam qenë në vendin ku kam qenë pengu me prokurori dhe polici.

Glajdi shehu u morr peng mbrëmjen e 23 prillit të këtij viti dhe u lirua pas 4 ditësh. Pas lirimit rezultoi se polici Perlat Kodheli, informonte pengmarrësit për veprimet e kolegëve të tij./tvklan.al