Java e pestë e superligës është mbyllur ,me humbjen e Partizanit në Tiranë nga Apolonia 1-0 dhe me barazimin 1-1 të Elbasanit me Shkumbinin. Në këtë ndeshje të luajtur në Ruzhdi Bizhuta tifozët kanë nxjerrë një parullë “Futbolli luhet në fushë dhe jo me grushta”, por kësaj ndeshje nul i ka munguar asgjë që i takon një derbi shqiptar, përplasje tifozësh me policinë në shkallët e stadiumit, përplasje dhe të futbollistëve në fushën e lojës.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Elbasanin pas 11-metërshit të Stojkut në fundin e saj. Me fillimin e së dytës në minutën e 58 një karton i kuq për Mustafan lë Shkumbinin me 10 lojtarë, por barazimi ka ardhur vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Në Tiranë ka shkuar si mos më keq për Partizanin që ka humbur përballë Apolonisë, goli i fitores për skuadrën fierake u shënua nga ballshioti Klodian Asllani. Tirana me 13 pikë është në vendin e parë të superligës, Shkumbini, Vllaznia me 10 pikë e ndjekin pas, Teuta, Lushnja, Bylisi mbyllin tabelën e klasifikimit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe

Montazh: Renis Zela