Kur kanë mbetur vetëm 3 javë kampionat për tu luajtur nuk është ende e qartë se cila skuadër mund të shpallet kampione. Si rrallë herë Superliga këtë sezon është ekuacion me shumë të panjohura.
Për Hasan Likën, është duke u pritur java e fundit për të mësuar kampionin dhe skuadrën që do të shoqërojë Korabin në kategorinë e parë. Igli Allmuça ka luajtur me Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun. Tashmë trainer i Dinamos, ai beson se titulli zgjidhet në aksin Kukës – Korçë.
Allmuça dëshiron qëndrimin e Tiranës dhe rikthimin e Dinamos për të patur një Superligë me skuadra elitare. Pika që mori Laçi ndaj Partizanit komplikoi edhe situatën e Tiranës, Flamurtarit dhe Teutës. /Tv Klan