Partizani mbetet në krye të Superligës edhe pas 11 javësh kampionat. Të kuqtë morën maksimumin në transfertën e Skënderbeut falë dopietës së Bitsuka. Sukses që blindon vendin e parë të kryeqytetasve me një diferencë prej dy pikësh nga Vllaznia ndjekëse.
Shkodranët u konfirmuan se kanë sulmin më të mirë, teksa shënuan 4 herë në portën e Tiranës. Një poker golash që e ngjit skuadrën kuqeblu në kuotën e 18 realizimeve, 7 prej të cilëve me autorësinë e Bekim Balaj.
33-vjeçari u rikthye te golat pas më shumë se një muaji për të thelluar diferencat në garën për golashënues. Dinamo dhe Elbasani harrojnë të fitojnë. Kryeqytetasit regjistruan barazimin e tretë radhazi këtë herë ndaj Bylisit, ndërsa elbasanasit ndanë pikët me Teutën. Durrsakët kanë edhe mbrojtjen më të dobët për momentin, me 16 gola të pësuar.
Ecuri negative për Egnatian. Rrogozhinasit kanë tre ndeshje pa fitore, me dy barazime e një humbje, për të qëndruar 4 pikë pas nga vendi i parë. E luftuar edhe zona e fundit të renditjes. Më 11 pikë, Skënderbeu gjendet momentalisht në zonën play-out, ndërsa ndiqet nga Laçi me 10 dhe Bylis me 9 pikë.
Klan News