Trajneri Shpëtim Duro, foli në Klan News për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë dy ndeshje në Ligën e Kombeve.

Në lidhje me lojtarët në listë, Duro theksoi se lojtarë si Hysaj dhe Abrashi merren për shkak të eksperiencës që kanë.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë një arritje të madhe që po lufton për vendin e parë në grup, ndërsa shtoi se nuk do të ishte fundi i botës nëse barazojmë ose na mposht Çekia.

“Etrit Berisha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm. Mbaroi Europiani. Kemi futbollistë të rinj. Kemi Simon Simonin, me otencial të jashtëzakonshëm. Janë disa futbollistë, që shfrytëzohen për përvojën dhe eksperiencën. Këtu mund të përmendet Hysaj dhe Abrashi. Mesfushori po luan shumë mirë në Zvicër, por nuk luan në Kombëtare. Ka trajnerë që kanë bindje në një futbollist. Ka shumë raste, ku edhe pse nuk luajnë, trajnerët besojnë shumë.

Mungesat e zëvendëson Shqipëria jo më Çekia. Është skuadër me shumë traditë. Fati i madh që po konkurrojmë me Çekinë. Skuadër me traditë në futbollin Europian. Ndeshje shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Arritje e madhe që kemi ardhur deri këtu për të diskutuar vendin e parë. Rivalizojmë me skuadra që kanë qenë në Europian. Ne kemi përkrahje të madhe, por mos harrojmë se ndonjëherë ky është presion i madh te lojtarët. Edhe sikur të barazojmë apo të humbasim, nuk është fund i botës. Po flas si specialist. Kombëtarja jonë ka arritur majat për nivelin tonë. Të luash për vendin e parë, janë arritje që vite më parë as nuk i kemi menduar”, u shpreh Duro.

Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë më 16 Nëntor, ndërsa 3 ditë më vonë përballet me Ukrainën, ndeshje që do të transmetohen në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al