Klubi i Superligës në Kosovës, Suhareka ka njoftuar largimin e trajnerit Shpëtim Duro. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shpëtim Duro. Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirënjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpëtim Duro. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, stafi dhe futbollistët të jemi falënderues për gjithçka”, thuhet në njoftimin e klubit.

Duro u emërua trajner i Suharekës në verë dhe pas shtatë ndeshjeve në kampionat, renditej në vendin e gjashtë me 13 pikë, 4 pikë më pak se Malisheva kryesuese, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në stolin skuadrës nga Kosova, 64-vjeccari regjistroi katër fitore, një barazim dhe dy humbje. /tvklan.al