Vllaznia ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat. Formacioni i Edi Martinit ka mundur 3-2 Skënderbeun në “Loro Boriçi” duke hedhur një hap të rëndësishëm për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.
Vendasit janë lodhur shumë për të marrë 3 pikët pasi miqtë kishin në fushë lojtarë të rinj të ardhur gjatë merkatos së dimrit.
Shënuesit për Skënderbeun kanë qenë pikërisht Malindi dhe Roshi. Suksesi i ekipit shkodran ka qenë edhe dështimi i radhës atë korçar, që mbyll klasifikimin e Superligës.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Kastrioti ka barazuar 1-1 me Apoloninë. Autorët e golave kanë qenë Brkiç dhe Abazaj. Të premten, Laçi mundi 3-2 Flamurtarin.
Java e 21 do të luajë takimet e mbetura në dielën dhe të hënën, duke i ndarë në katër ditë sfidat./tvklan.al