Gisele Bündchen është në pritje të ëmbël.
Modelja 44-vjeçare dhe i dashuri i saj 37-vjeçar, Joaquim Valente do të bëhen prindër për herë të parë ndërsa për Bündchen ky do të jetë fëmija i tretë.
“Gisele dhe Joaquim janë të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e tyre dhe mezi presin të krijojnë një mjedis të qetë e të lumtur për të gjithë familjen”, tha për People një burim i afërt i çiftit.
Bündchen dhe instruktori i Jiu-Jitsu janë bashkë që prej qershorit 2023. Modelja ka një djalë 14-vjeçar, Benjamin Rein dhe një vajzë 11-vjeçare, Vivian Lake me ish-burrin Tom Brady.
Pak pas daljes së lajmit, modelja është shfaqur në rrugët e Majamit ku dukej barku i saj i rrumbullakosur. Ajo ishte e veshur thjesht ndërsa dilte nga palestra.
Burimi është shprehur se supermodelja ndihet mirë për shtatzëninë. Ajo nuk e ka zbuluar as gjininë pasi nuk dëshiron ta mësojë as vetë derisa fëmija të vijë në jetë. Gisele po planifikon që ta lindë fëmijën në shtëpi./tvklan.al