Tom Brady nuk ka hatërmbetje pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij, Gisele Bundchen. Ai ka reaguar pasi supermodelja solli në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin e saj, Joaquim Valente.

Sipas një personi të afërt me legjendën e NFL, Tom Brady është i lumtur për ish-bashkëshorten dhe i uron më të mirën. Madje thuhet se ish-futbollisti e ka kontaktuar për ta uruar.

Ishte media rozë TMZ që raportoi se modelja 44-vjeçare kishte lindur dhe se si ajo, ashtu edhe foshnja po kalonin mirë, pa treguar detaje për emrin apo gjininë e fëmijës.

Gisele Bundchen ka dy fëmijë me Tom Brady, Benjamin 15-vjeçar dhe Vivienne 12-vjeçare. Pas divorcit të çiftit në vitin 2022, modelja u afrua më shumë me instruktorin 37-vjeçar, me të cilin lidhja e tyre u konfirmua në Qershor 2023.

Në Tetor 2024 dolën thashethem për shtatzëninë dhe në atë kohë mediat bënë me dije se Tom Brady nuk e kishte imagjinuar kurrë se ish-gruaja e tij do të kishte një fëmijë tjetër.

Klan News