Supermodelja Gisele Bündchen është bërë nënë për herë të tretë.
Ish-engjëlli i Victoria’s Secret ka sjellë së fundmi në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin Joaquim Valente. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë me Tom Brady.
Sipas TMZ, ylli i pasarelave dhe fëmija janë “të shëndetshëm”, por nuk dihet asgjë më tepër. Mbetet ende e paqartë se kur lindi fëmija apo emri i tij.
Shtatzënia e saj u zbulua nga mediat kur ajo ishte rreth 5-6 muajshe. Sipas burimeve të TMZ, çifti do të priste derisa të lindte fëmija për të mësuar gjininë, e cila nuk është zbuluar.
Ish-burri i saj dhe dy fëmijët u vendosën në dijeni për shtatzëninë përpara se lajmi të merrte ‘dhenë’.
Gisele dhe Joaquim, një instruktor jiu-jitsu u panë bashkë në vitin 2022 kur ai shkoi bashkë me modelen dhe fëmijët e saj në Kosta Rika, vetëm pak javë pas divorcit nga ylli i futbollit.
/tvklan.al