Revista People shkruan se supermodelja braziliane Gisele Bundchen është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Joaquim Valente.
Media që citon një burim të afërt me Bundchen ka bërë me dije se 44-vjeçarja ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj.
Valente, një instruktor sporti 37-vjeçar, thuhet se ka qenë në një lidhje me Bündchen që nga qershori i vitit 2023. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ajo është afërsisht gjashtë muajshe shtatzëne.
Supermodelja Bündchen ka një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare me ish-burrin e saj, ish-yllin e NFL, Tom Brady. Në muajt e parë të vitit Bundchen mund të pres lindjen e fëmijës së tretë.
Klan News