Beyoncé ka performuar hitet e saj nga albumi “Cowboy Carter” e shoqëruar nga vajza, Blue Ivy gjatë pushimit të ndeshjes Baltimore Ravens vs. Houston Texans’ që u zhvillua në ditën e Krishtlindjes.
Këngëtarja u ngjit në skenën e NRG Stadium në Hjuston e hipur mbi një kalë të bardhë për të performuar hitin “16 Carriages”. Pasi zbriti nga kali, Beyoncé vijoi me “Blackbird” e shoqëruar nga yje të muzikës ‘country’ si Tanner Addlell, Brittany Spencer, Tiera Kennedy dhe Reyna Roberts.
Artistja zgjodhi një veshje tërësisht të bardhë, peliçe të bardhë me pupla, trupore dhe shumë kristale që zbukuronin paraqitjen e saj.
Ajo këndoi edhe krah të ftuarve specialë si Shaboozey dhe Post Malone , respektivsht këngët “Sweet Honey Buckiin’” dhe “Levii’s Jeans”. Nga hitet e tjera ajo zgjodhi “Ya Ya”, “Jolene” dhe “My House”.
Një nga momentet më të veçanta ishte kënga “Texas Hold’Em “ pasi vajza e saj, Blue Ivy iu bashkua trupës së balerinëve.
Kjo është hera e parë që Beyoncé performon këngët e albumit të ri që nga publikimi i tij në muajin mars.