Nata e dytë e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike” në Tv Klan ka startuar plot emocione ku nuk munguan surprizat.

Natën e parë balerina Klaudia Pepa, përveç moderimit të spektaklit, performoi një numër baleti nën shoqërinë e balerinëve të Mediaset.

Prezanca e balerinëve italianë i dhanë më shumë dritë skenës se “Këngës Magjike”, të realizuar nga një prej emrave më të mëdhenj të skenave të RAI-t, Gaetano Castelli dhe me ndriçimin e Pino Kuinit.

Por sonte pati një tjetër surprizë, pasi Bora Zemani interpretoi në këndim dhe kërcim nën shoqërinë e balerinëve të Tv Klan me koreografi të Albi Nakos.

/tvklan.al