Surrogacia ishte tema e ditës në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ku qytetarët shprehën qëndrimet e tyre pro dhe kundër. Iliri, një mjek i cili gjithashtu u bë  pjesë e diskutimit, e konsideron një mrekulli të shkencës, por nuk e përkrah në rastet kur pavarësisht mundësisë për të lindur vetë, femrat zgjedhin surrogacinë. Ai shpjegoi nga ana mjekësore të gjitha përfitimet që sjell shtatzënia natyrale.

Ilir: Të lindurit e një fëmije nga ana e një femre e cila ka mundësi, pra është në moshë riprodhimi, është një mrekulli edhe për trupin e vet.

Aldo: Është një rigjenerim.

Ilir: Absolutisht, edhe nga ana mjekësore. Shkenca ka vërtetuar që një  nënë që lind një fëmijë, qelizat e fetusit kalojnë vazhdimisht në gjakun e nënës dhe kanë një fuqi të jashtëzakonshme të riparojnë dëmet e organeve të saj, e ka vërtetuar shkenca këtë gjë. Është një marrëdhënie marr dhe jap.

Një tjetër fakt pse femrat duhet të bëjnë fëmijë është ulja e riskut për kancerin e gjirit.

Ilir: Ka edhe një fakt shumë interesant që pjesa e femrave që kanë risk më të lartë për të vuajtur nga kanceri i gjirit janë femra që ose nuk kanë lindur fëmijë fare pra ky cikli i periodave nuk është mbyllur asnjëherë, ose  femra që kanë lindur fëmijët me një distancë shumë të madhe nga njëri-tjetri, pra fëmija i parë para 10 vitve, fëmija i dytë pas 10 viteve, ka disa  fakte të tilla. Lindja e një fëmije në mënyrë natyrale duhet nxitur./tvklan.al