Brenda 4 Marsit socialistët do të jenë në Kuvend. Nënkryetari i grupit të socialistëve dhe demokratëve në PE, Hannes Swoboda, i cili ka mbërritur në Tiranë pasditen e të martës i thirrur nga kryesocialisti Rama ka dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik.

Swoboda ka deklaruar se opozita duhet të shkojë në Kuvend dhe ndërkohë çështja e hapjes ose jo e kutive të marrë përgjigje nga komisioni i Venecias, i cili mund të shprehet për këtë çështje në një kohë të përshpejtuar. Për të mos e vonuar përgjigjen e këtij komisioni, Swoboda propozoi që kërkesa t’i drejtohet nga Këshilli i Evropës.

Hannes Swoboda: “Dhe ndaj në këtë logjikë është e logjikshme që kjo parti të kthehet në Parlament sepse kjo është partia të cilën njerëzit e kanë votuar në mënyrë që ata të marrin  ato mandate dhe ta vazhdojnë këtë dhe një prej zgjidhjeve të kësaj është që PS-ja të shkojë në Parlament dhe të rimarrë punën e saj që ata ta paraqesin këtë propozim për transparencë e për më shumë … hapur. E më pas Parlamenti i Asamblesë së Këshillit të Evropës le të shkojë në Komisionin e Venecias, të paraqesë pra të kërkojë me këtë rast që kutitë të hapen. Pra për të mos pritur muaj e muaj të tërë për ta bërë këtë çështje mjaft urgjente.”

Në konferencën e paradites së martë kur Rama doli për të shprehur qëndrimin e tij pas konkluzioneve të delegacionit të asamblesë parlamentare të KiE, i pyetur nga Klan nëse komisioni i Venecias mund të bëj interpretimin e çështjes së hapjes së kutive nëse kjo sigurisht i kërkohet nga gjykata jonë kushtetuese kryesocialisti iu përgjigj.

Edi Rama: “Pa asnjë dyshim një kryeministër që ka shkelur 20 herë në 4 vjet kushtetutën duke dëshmuar se nuk di ta lexojë ligjin themelor të shtetit. Ka nevojë të këshillohet edhe nga një institucion i respektuar si komision i Venecias, mund ta bëjë.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka