Sulmuesi: Vendi i dytë në Kroaci dhe rikthimi në Kombëtare
Eros Grezda u kthye tek Osijek pas periudhës së vështirë te Rangers. Sulmuesi shqiptar vendosi të luajë në klubin ku pati momentet më të mira të karrierës së tij. Grezda tregon edhe synimet për këtë sezon.
“Është luftë e madhe për vendin e dytë, midis nesh, Hajduk Split dhe Rijeka. Dua të kap vendin e dytë, një vend që të çon në Champions League”.
Objektiv i 24-vjeçarit është edhe rikthimi në Kombëtare. Ai do të përpiqet të bindë trajnerin Edy Reja ta thërrasë sërish.
“Marsi po afrojet ku kemi ndeshje miqësore dhe t’i tregoj të gjithëve që jam gati për një ftesë”.
Eros Grezda firmosi muajin e kaluar për 3 vite me Osijek edhe pse pati oferta të tjera edhe jashtë Kroacisë.
Tv Klan